Zv.ministri i Arsimit/ Procesi mësimor ka filluar mirë

Zv.ministri i Arsimit/ Procesi mësimor ka filluar mirë

09:09, 15/09/2020

Në shkollat e Kosovës sot ka nisur viti i ri shkollor. Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë që përkundër kushteve të pazakonta si shkak i pandemisë sipas tij, procesi mësimor ka nisur mirë.

“Në bazë të raporteve që kemi marrë nga terreni prej zyrtarëve të ministrisë dhe prej drejtorive komunale të arsimit, sot nuk kemi pasë ndonjë vërejtje thelbësore e cila do të sinjalizonte se mësimi nuk ka filluar mirë”.

“Mund të konstatoj se mësimi ka filluar mirë me të gjithë kushtet e pazakonta dhe shpresojmë që të vazhdojë njësoj, njëkohësisht t’i ruajmë edhe fëmijët dhe mësimdhënësit”.

Rexhaj ka thënë që nga aspekti institucional janë respektuar rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë, për vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës në objektet e shkollës.

“Kemi vërejtje për sa i përket afërsisë së krijuar mes nxënësve, pasi këtë e shohim si të rrezikshme. Do të merremi ditëve në vijim edhe me këtë aspekt”.

Rexhaj ka theksuar se secila shkollë është e shenjëzuar, se ku duhet të qëndrojë secili nxënës para se të hyjë në shkollë.

“Duhet të punojmë më shumë me mësimdhënësit, që ata të punojnë me fëmijët që të krijojmë një distancë më të sigurt për këto ditë të pandemisë”, ka thënë Rexhaj në një intervistë në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Shkollat e kanë bërë maksimumin për ta kryer misionin e vet. Nuk e di a do të mjaftojë kjo për t’i mbajtur fëmijët të sigurt, do ta shohim ditëve në vijim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco