Kjo lagje e Prishtinës do të ketë ndërprerje të ujit e rrymës gjatë vikendit

Kjo lagje e Prishtinës do të ketë ndërprerje të ujit e rrymës gjatë vikendit

16:02, 11/09/2020

KRU Prishtina ka njoftuar se nesër e pasnesër do të ketë ndërprerje të ujit dhe rrymës në lagjen Sofalia të Prishtinës.

“Për shkak të punimeve të planifikuara të KEDS-it, njoftojmë konsumatorët e lagjes “ Sofalia ” (vetëm pikat e larta që janë me sistem pompimi nga stacioni i pompave) se nesër, 12 shtator 2020 e shtunë duke filluar nga ora 23:00 deri ditën e diel (13 shtator 2020) në orën 11:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS do të ndikojë që, stacioni i pompave në lagjen Sofalia të mos jetë në funksion, për aq kohë sa do të zgjasë ndërprerja e energjisë elektrike.

Njoftim për konsumatorët e pikave të larta ( me sistem pompimi ) të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, Prishtinë, 11...

Posted by Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a on Friday, September 11, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco