Bashkimi Evropian një hap më afër miratimit të Ligjit të ri për klimën

Bashkimi Evropian një hap më afër miratimit të Ligjit të ri për klimën

14:14, 11/09/2020

Me 40 vota pro dhe 37 kundër, Komiteti i Mjedisit i Parlamentit Evropian dje (10 Shtator) ra dakord për një objektiv të ri të klimës së BE për 2030.

Teksti, i cili ende ka nevojë për miratimin e shumicës së Parlamentit Evropian dhe 27 vendeve anëtare të BE përpara se të bëhet ligj, kërkon që BE të zvogëlojë emetimet e gazeve serë në 60% nga 40% sa është aktualisht. krahasuar me nivelet e emetimeve të vitit 1990.

Veprimet kryesore që dalin nga ligji synojnë reduktimin afatgjatë të emisioneve të gazeve serrë në Bashkimin Evropian në përputhje me Marrëveshjen e Parisit. Ligji i ri klimës për Bashkimin Evropian, në fakt përbën edhe propozim kryesor që është në kuadër të Marrëveshjen e Gjelbër të BE. 

Një moment i rëndësishëm për arritjen e neutralitetit të klimës deri në vitin 2050 është synimi i BE-së për vitin 2030. Për dallim nga Komiteti i Mjedisit i Parlamentit Evropian, Komisioni Evropian ka propozuar një nga dy opsionet e reja për objektivin e ri të BE, i pari që parasheh një ulje 50% ose i dyti që parasheh një ulje prej 55% të emetimeve deri në vitin 2030, përkundrejt niveleve të vitit 1990.

Mes tjerash ligji i ri për klimën kërkon nga eurodeputetët të mbështesin:
Objektivin për uljen e emetimeve të vitit 2030 prej të paktën 60%;
Objektivin e neutralitetit klimatik që është i detyrueshëm për secilin Shtet Anëtar dhe jo vetëm për BE-në në tërësi;

Formimin e një paneli shkencor të pavarur për të këshilluar mbi synimet e BE-së dhe planet dhe politikat e Komisionit për përmbushjen e tyre;

Kërkesën që Komisioni të publikojë një udhërrëfyes të BE për përmbushjen e synimeve klimatike, përfshirë reduktimet e emetimeve në të gjithë sektorët, dhe ta azhurnojë atë çdo pesë vjet;
Angazhimin për të rishikuar të gjitha masat dhe politikat ekzistuese dhe të propozuara të BE-së për t'u siguruar që ato janë në përputhje me synimet klimatike;
Qasje në drejtësi për të siguruar përgjegjshmëri dhe pajtueshmëri në praktikë.
Kufizimet në aftësinë e interesave të karburanteve fosile për të ndikuar në politikat e BE-së; dhe
Dispozitat për t'i bërë rrjedhat financiare në përputhje me qëllimet e BE-së për klimën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco