Banorët e rajonit të Hasit bëhen me ambulantë

Banorët e rajonit të Hasit bëhen me ambulantë

13:06, 11/09/2020


Tanimë banorët e fshatit Gjonaj dhe të rajonit të Hasit kanë Qendrën e re të Mjekësisë Familje, me shërbime të reja e cilësore dhe infrastrukturë moderne, tha kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Sipas tij për herë të parë banorët e rajonit të Hasit do t’i marrin shërbimet për infuzione dhe laboratorike në QMF-të e tyre, pa pasur nevojë që të vijnë në qytet.

Përveç tyre, ata po ashtu do ta kenë edhe këshillimore për nënat shtatzënë dhe nënë me fëmijë të moshës 0-3 vjaçare. 

QMF-ja përmban edhe: dy dhoma të mjekut, dhomën e Intervenimeve, dhomë e Inhalimit, dhomën e Vaksinimit, dhomën e Stomatologut,
dhe dhomën e mbledhjeve.
 
Infrastrukturë që i përshtatet personave me nevoja të veçanta (ashensorë, tualet e pjerrësira).

Besimi në institucionet shëndetësore po iu kthehet qytetarëve me shërbime më të avancuara të kujdesit primar në Kosovë, por edhe në rajon!
Nuk ndalemi! Vvazhdojmë përtej zotimeve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco