Pse protesta e 7 tetorit është një fitore përballë Diktaturës

Pse protesta e 7 tetorit është një fitore përballë Diktaturës

17:48, 08/10/2024

Diktaturat asnjëherë nuk rrëzohen me një protestë të vetme. Për më tepër, që Diktatura e Ramës është një diktaturë që nuk mbështetet as në ideologji, por e lidhur me krimin e organizuar dhe është formësuar si regjim i bandave. Ajo ka kapur shtetin, ka kapur drejtësinë, ka përkrahjen nga financat e frikshme të drogës dhe pastrimit të parave, blen influencë politike jashtë vendit duke përdorur Shqipërinë si plackë tregu dhe shërben me servilizmin dhe klientelizmin e saj për të mbajtur pushtetin. 

Përballë këtij mekanizmi monstruoz dhe të frikshëm është vetëm Opozita e vërtetë dhe populli i revoltuar, që urrejtjen e tij kërkon ta mbështesë në aksionin e opozitës. Ai akoma nuk e ka kuptuar plotësisht që roli i tij është i pazëvendësuar për të hequr monstra të tilla që po i shkatërrojnë të ardhmen. Opozita është dhe mbetet alternativë për të ardhmen, por për popullin regjimi diktatorial i Ramës është armiku kryesor i tij, se ka prishur kontratën sociale me të. 

I frikësuar me heqjen nga puna, i poshtëruar me pensionet dhe pagat e ulëta që i mundësojnë një jetë të vështirë dhe pa dinjitet, këtij populli që i hiqet dhe e drejta e tij minimale për të zgjedhur i lirë, sepse votat blihen, vidhen dhe manipulohen; që politikat anti-kombëtare të këtij regjimi i kanë larguar të rinjtë për të mundësuar ekzistencën e tyre, i ka mbetur vetëm një shpresë – Opozita.

Prandaj dhe sulmi i organizuar i regjimit, mediat e blera dhe të kontrolluara janë sulur kundër opozitës dhe rolit të saj. Këta patronazhistë të ndyrë që vishen me kostumet e gazetarëve, skifterëve të rrjeteve sociale kërkojnë të ngrenë një dyshim për opozitën dhe misionin e saj për të rikthyer demokracinë në Shqipëri. Këta patronazhistë fshehin korrupsionin ekstrem të regjimit, vjedhjet e pronës dhe financave publike, por merren me individë dhe kredibilitetin e opozitës dhe sa e aftë është ajo për të marrë pushtetin. 
Kjo betejë tinzare dhe e sponsorizuar, që deri tani është bërë me të gjitha mjetet ligjore dhe praktike që nga marrja e vulës, selisë dhe deri në arrestimin pa asnjë akuzë dhe provë të liderit të opozitës, të burgosjes pa ligj të deputetit të opozitës, të izolimit dhe mohimit të të drejtave parlamentare të opozitës, duket se po i vjen fundi. Opozita po rritet cdo ditë me një përkrahje të gjerë popullore. 

Së pari, kjo opozitë është ngritur dhe konsoliduar si një opozitë kundër regjimit dhe një luftë pa kompromis kundër tij. Kur ka beteja të tilla, vlera e saj qëndron jo thjesht si alternativë pushteti, por si një institucion në mbrojtje të shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. 

Së dyti, lidershipi i opozitës është rritur dhe respektohet për qëndrimin dhe integritetin e saj, për qëndrimin e saj patriotik ndaj cështjes kombëtare dhe mbrojtjen e Kushtetutës, ndaj tjetërsimit të territorit të Shqipërisë dhe planit famëkeq të shpopullimit të vendit. Lidershipi i opozitës ka një rol të padiskutueshëm dhe historik për sjelljen e demokracisë në Shqipëri dhe përgjegjësi për mbrojtjen e vendit. Për më tepër, që inteletualisht dhe nga formimi i gjerë as që krahasohen me aventurierët sipërfaqësorë të regjimit. 

Dje opozita fitoi betejën e parë ndaj diktaturës: 

- Së pari, duke e ndërkombëtarizuar cështjen e regjimit në Shqipëri dhe ngritur alarmin që përkrahja për autokratë si Rama mund të jetë një gabim fatal që mund të sjellë pasoja të paparashikueshme

- Së dyti, që opozita sot është mëse e bashkuar dhe e vendosur për ta cuar deri në fund rrëzimin e regjimit 

- Së treti dhe më kryesorja, që urrejtja e popullit gjithmonë e më tepër po rritet, kërkon ndryshim dhe mbetet i vendosur për të mos e lejuar një diktaturë të re në Shqipëri.

Ajo që u pa në aksionin e opozitës është maturia, pjekuria dhe përgjegjësia për fatet e kombit. Ajo dje mund të lejonte dhunë se ishte zemërimi popullor që kërkonte ti dëgjohej zëri. Por kërkesat e saj janë minimale dhe bazike: zgjedhje të lira, qeveri teknike për ti realizuar ato, dhe heqjen e prangave për të burgosurit politikë. Ky është edhe mesazhi për partnerët ndërkombëtarë, që përpara se të marrin në dorëzim xhamitë e ‘dhuruara’ nga Erdogani, projektet për shtetin bektashi dhe kullat e ndërtuara me paratë e drogës, të ndihmojnë popullin Shqiptar të jetojë në liri dhe demokraci.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco