Protesta e opozitës/ Media e madhe greke: Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Ramës, çfarë nuk u pa nga demostrata e djeshme

Protesta e opozitës/ Media e madhe greke: Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Ramës, çfarë nuk u pa nga demostrata e djeshme

07:35, 08/10/2024

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe formimin e një qeverie të përkohshme që do ta çojë Shqipërinë në zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.

Përleshjet shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Tiranë  gjatë një demonstrate të mbështetësve të opozitës që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke plagosur 10 policë dhe të paktën tre protestues, bëhet me dije sipas Agence France-Presse (AFP) dhe një zëdhënësi të policisë shqiptare.

Image

Mijëra demonstrues iu përgjigjën thirrjes së Partisë Demokratike konservatore dhe u mblodhën në kryeqytetin shqiptar, raporton AFP.

Përplasjet e para shpërthyen kur protestuesit u përpoqën të thyenin kordonin e policisë jashtë ndërtesave qeveritare, duke përdorur kokteje molotov. Më pas turma shkoi drejt selisë së Partisë Socialiste të Ramës, ku dogjën një poster të kryeministrit.

Image

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe formimin e një qeverie të përkohshme që do ta çojë Shqipërinë në zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm. 

“Ne do të vazhdojmë aksionet e mosbindjes civile derisa Rama të japë dorëheqjen”, u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike (PD), Flamur Noka. 

Javën e kaluar, deputetët e PD-së hodhën karriget e tyre jashtë parlamentit dhe ndezën zjarre në shenjë proteste ndaj dënimit me një vit burg të dhënë kolegut të tyre

Ervin Salianji.

Image

Opozita shqiptare denoncon “një akt hakmarrjeje dhe terrorizmi politik”, për të cilin mban përgjegjës kryeministrin Edi Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco