Associated Pres pasqyron protestën: Opozita konservatore akuzon qeverinë e majtë për manipulim të zgjedhjeve, kërkon qeveri teknike

Associated Pres pasqyron protestën: Opozita konservatore akuzon qeverinë e majtë për manipulim të zgjedhjeve, kërkon qeveri teknike

20:43, 07/10/2024

Forcat opozitare në Shqipëri mbajtën këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohej nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Opozita konservatore akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit.

Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha ka zhvilluar protesta në Kuvend javën e fundit pasi një koleg i tyre u dënua për shpifje dhe u burgos, dënim të cilin e cilësoi si të motivuar politikisht. Ervin Salianji në vitin 2018 kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm duke e akuzar për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij që më pas rezultuan të sajuara. Salianji, i cili filloi të vuante dënimin me 1 vit burg, më shumë se një javë më parë, ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Demokratët po kërkojnë një kabinet të përbërë nga teknokratë, duke fajësuar kryeministrin Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë në pushtet për manipulimin e votimeve të mëparshme. Ata kanë akuzuar prej kohësh socialistët e Ramës për uzurpim të pushtetit, përfshirë drejtësinë, dhe kanë organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013.

Demokratët gjithashtu bëjnë thirrje për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, i cili u vu nën një hetim i dyshuar për korrupsion. Opozita ka bërë thirrje për mosbindje civile, duke nisur protestën me një tubim para godinës kryesore të qeverisë, ku nuk pati fjalime, e më pas duke e zgjatur atë duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimet kryesore të Tiranës.

Një gomë automjeti u dogj para zyrës presidenciale, jo shumë larg zyrave kryesore të qeverisë. Qindra oficerë policie, të pajisur me maska kundër gazit, zunë pozicione për të mbrojtur institucionet kryesore të qeverisë. Policia ka thënë se trafiku është bllokuar në shumë rrugë në qendër të Tiranës.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg protestës. Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar opozitës të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në bllokun 27-vendesh.

Në vitin 2020, BE vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit të plotë me Shqipërinë dhe në fund të këtij muaji Tirana do të nisë diskutimet me bllokun se si do të përafrohet me shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. /AP

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco