Protesta e opozitës/ Spahia: Çdo qytetar të bashkohet në këtë revoltë kundër kësaj qeverie të bazuar në një model dhune

Protesta e opozitës/ Spahia: Çdo qytetar të bashkohet në këtë revoltë kundër kësaj qeverie të bazuar në një model dhune

09:34, 07/10/2024

Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia, i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në këtë revoltë të jazhtëzakonshme të organizuar nga Partia Demokratike në protetsën e orës 18:00 të ditës së sotme.

Spahia u shpreh se kushdo që shqetësohet për karriget e djegura, (përfshirë këtu edhe ndërkombëtarët) të hapin sytë e të shohin dhunën e jazhtëzakonshme që një qeveri e papërgjegjshme ushtron ndaj jo vetëm qytetarëve, por edhe ndaj opozitës me burgosje, përndjekje e ndalim të vulës apo arrestin e shtëpisë ndaj kryetari të Partisë Demokratike në mënyrë jo ligjore dhe pa akuza.

“Ne e kemi parë të gjithë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e fundit me përfshirjen e krimit të organizuar, parave të pista të drogës nga një qeveri e cila në thelb dhe në bazën e funksionit të saj ka dhunën ndaj qytetarëve”- u shpreh Spahija.

Bardh Spahia:

"Unë mendoj se reagimi qytetar është shprehje e një përgjegjësie qyterare ndaj vendit, familjes apo shoqërisë, prandaj i bëj thirrje çdo qytetari që të na bashkohet në këtë revoltë të jazhtëzakonshme.

Sigurisht kushdo që shqetësohet për karriget e djegura, përfshirë këtu edhe ndërkombëtarët, të hapin sytë e të shohin dhunën e jazhtëzakonshme që një qeveri e papërgjegjshme, një kryeministër ushtron ndaj jo vetëm qytetarëve, por edhe ndaj opozitës me burgosje, përndjekje e ndalim të vulës apo arrestin e shtëpisë ndaj kryetari të PD në mënyrë jo ligjore dhe pa akuza.

Ne e kemi parë të gjithë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e fundit me përfshirjen e krimit të organizuar, parave të pista të drogës nga një qeveri e cila në thelb dhe në bazën e funksionit të saj ka dhunën ndaj qytetarëve.

Mos të harrojmë, është një mazhorancë trashëgimtare prej 80 vitesh pikërisht të një sistemi dhe të një modeli të bazuar në dhunë, janë pasardhësit e diktaturës 50-vjeçare, pasardhës biologjikë dhe politikë.

Janë këta figura që dhunën e kishin edhe në vitin 91’, edhe në vitin 97’  dhunën e sollën brenda në Parlament me ato plumba ndaj Azem Hajdarit.

Kjo dhunë vazhdon edhe vitet e fundit me mbushjen e parlamentit me kriminelë nga më të rrezikshmit e këtij vendi, me dhunën ndaj deputetëv të opozitës e kjo është një parti politikë që në thelb të saj ka dhunën".

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco