VIDEO/ Murrizi: Rama dhe Xhafa në mision të përbashkët, arrestim politik i Salianjit për të mbuluar aferat e qeverisë

22:17, 03/10/2024

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, duke i'u përgjigjur pyetjes së moderatorit Peka u shpreh se politikisht arrestimi i Salianjit më shumë se sa Xhafës, i ka interesuar Ramës, për të trembur të tjerë që mund të bëjnë kallëzime për Olsin, për Olsat që ka ai vërdallë, për vetë Ramën, për PPP-të per tunelin e Llogarasë, për anijet e Bangladeshit, për traun e për shumë e shumë afera që ka bërë në 11 vite pushtet.

PEKA: Përveç ndonjë hakmarrje të sëmurë që esdhe mund ta ketë që ish prokuror i Enver Hoxhës, Fatmir Xhafës, rikthimi i kësaj cështje në opinion nuk është se i interesonte, që këta gjykatës kanë marrë këtë vendim nëm presion të madh apo interes politik , sepse edhe ata nuk kishin interes të dilnin në pasqyrën e publikut në ktë absurditet! Ramës edhe mund ti interesonte duke pasur parasysh denoncimin e Gazmend Bardhit për të vëllain,. Sipas teje, është Xhafa, është Rama apo janë të dy bashkë?

 

MURRIZI: Nuk mund ti ndaj, deri tani është rasti i parë që për një dënim reagon Kryeministri, e para kryeministri është ekzekutiv dhe s’ka punë më vendimet e gjyqësorit sepse kështu është shprehur sa herë, dhe ç’ishte ai ngazëllim i tij nga Amerika, që ‘ja sa mirë ja bëm Ervinit për të frenuar këta të tjerë që mund të kenë ndërmend për të bërë kallëzim për mua apo për dikë tjetër brenda PS’.

Tani për këtë vorbull, duke ja ditur origjinën se nga vijnë të dy, edhe Rama, nga korfuzi erdhi si themelues PD-je, nëpërmjet sigurimit të shtetit, jam shumë i dyzuar për ti ndarë në misionin e përbashkët që kanë dhe që nuk janë të lirë në cdo hap që hedhin tek ajo parti që i kanë ndërruar emrin dhe nuk është se janë kaq lirë edhe ata paraardhësit e tyre që i kanë marrë përdore dhe i kanë futur në politikë.

Në atë kohë besoj Fatmiri ka qënë më i madh se Rama, në kohën e regjimit.

Kështu që nuk është lidhje rastësore midis të dyve.

A i interesonte Fatmir Xhafajt kjo që thoni ju?

Për opinionin publik jo, për militantët Enverist brenda PS, mendoj se po, dhe Fatmiri nuk është nga ato që e ka të sigurtë sepse e tregoi Rama që ne 2021 e coi numrin 24 në tiranë.

Duke qënë dhe ajo deklarata që tha, që kush ka më shumë se një mandat, dhe Fatmiri  4 apo 5, do  të jetë jo në listën e mbyllur, por tek pjesa garuese, Fatmirin kjo nuk e dëmton. Pra kur të lufton opozita do të thotë që je më i besueshmi tek ne.

Politikisht më shumë i ka interesuar Ramës për të trembur të tjerë që mund të bëjnë kallëzime për Olsin, për Olsat që ka ai vërdallë, për vetë Ramën, për PPP-të per tunelin e Llogarasë, për anijet e Bangladeshit, për traun e për shumë e shumë afera që ka bërë në 11 vite pushtet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco