Institucionet përdoren për eliminim kundërshtarësh/ Letra e Salianjit nga burgu: Shkatërrimi i demokracisë, krimi më i madh i mazhorancës

Institucionet përdoren për eliminim kundërshtarësh/ Letra e Salianjit nga burgu: Shkatërrimi i demokracisë, krimi më i madh i mazhorancës

16:19, 03/10/2024

Në një letër të dorëzuar nga burgu i Fierit, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të mazhorancës në lidhje me situatën e deputetëve të opozitës. Ai e cilëson si hipokrizi të rëndë mënyrën se si qeveria i portretizon ata që kanë përdorur dhunën dhe kanë abuzuar me pronën publike si viktima.

Sipas tij, mazhoranca po vepron në mënyrë të pamoralshme, duke hedhur fajin mbi denoncuesit dhe duke shkatërruar meritokracinë në vend. Salianji thekson se dhuna më e madhe është eleminimi i kundërshtarëve politikë përmes nënshtrimit dhe përdorimit të institucioneve si mjete për të kufizuar liritë dhe të drejtat.

Ai e konsideron burgosjen politike si formën më të rëndë të dhunës, duke e krahasuar me një krim të rëndë ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Sipas Salianjit, opozita është në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik.

LETRA E PLOTË E SALIANJIT:

Dorëzuar avokatit ora 13:45 minuta

Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse. 

Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.
Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet,  si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat. 

Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. 
Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. 
Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik. 

#7 Tetor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco