Bardhi pyet Spiropalin: Çfarë dhurate të ka bërë Pëllumb Gjoka për detyrën e re?

Bardhi pyet Spiropalin: Çfarë dhurate të ka bërë Pëllumb Gjoka për detyrën e re?

12:21, 03/10/2024

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeparlamentares Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit me një reagim të saj, shkruante se edhe garditët janë bij nënash dhe baballarë fëmijësh.

Bardhi shkruan në një postim në ‘X’ se përveç dhunës, çfarë dhurate i ka bërë Pëllumb Gjoka, Spiropalit me rastin e detyrës së re.

‘Pyetje publike për Kryetaren e Kuvendit: Përveç “dhuratës” së administratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?’, shkruan Gazment Bardhi në postimin e tij në rrjetin social ‘X’.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco