SYRI TV/ Djegia e karrigeve, reagojnë SHBA e BE, BE: Dialogu konstruktiv i domosdoshëm

17:25, 01/10/2024

Ambasadatat e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe kanë reaguar pas protestës së deputetëve të opozitës në seancën e fundit parlamentare. Selitë diplomatike, kanë kërkuar nga aktorët politikë vetëpërmbajtje dhe angazhim në dialog konstruktiv për përmbushjen e reformave.

SYRI TV

Pas protestës së deputetëve të opozitës në seancën e të hënës kanë reaguar edhe selitë diplomatike të SHBA dhe BE në vendin tonë. Fillimisht ishte ambasadori i BE, Silvio Gonzato që kërkoi shmangien e tensioneve dhe përfshirjen e palëve në dialog.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e Kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Të ulen tensionet e të shmangen sulmet. Dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje. Duhet dialog, sigurisht që nuk do të ketë gjithmonë dakordësi, por normaliteti është i nevojshëm.

Edhe Ambasada e SHBA ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ambasada shpreh shqetësimin për situatën e krijuar ndërsa nxit palët për vetëpërmbajtje dhe dialog.

Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe ambasada Britanike, e cila përmes një  deklarate zyrtare, u kërkon partive politike shqiptare që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco