KAFE SHQETO/ Faik Basha: Në Tiranë, kapet klienti e prostituta, por jo organizatori

10:09, 01/10/2024

 

Eksperti i sigurisë Faik Basha ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, me Flavio Qarrin duke folur për fenomenin e shtuar të eskortave dhe prostitutave në Shqipëri, e sidomos në Tiranë, ka deklaruar se nuk bëhen hetime të mira nga policia.

Sipas tij, në Tiranë, kapet klienti e prostituta, por jo organizatori.

‘Edhe po të shikosh operacionit e fundit, vajzat të cilat përdoren dhe ato që i përdorin, janë të gjitha me kombësi të huaj.

Është e pabesueshme se si është ngritur kjo strukturë, aktivitet kriminal brenda vendit tonë dhe nuk paska asnjë lloj bashkëpunimi me shqiptarët të ndryshëm në Shqipëri, por qenkan të huaj.

Dihet botërisht se prostitucioni, droga dhe armatimi, janë linja që ndiqen nga grupe kriminale që kryejnë të njëjtin aktivitet.

Bandat kryejnë aktivitete dhe nuk bëhet asnjë operacion i sukseshëm. Kapet drogë nëpër shkolla, por kapen vetëm shpërndarësit, ato pronarët nuk kapen.

Kapet armatim, por kapen vetëm armët, jo ata që i kanë dhe ato që kanë bërë lidhjet.

Kapen prostituta, kapet klienti dhe ndonjë prostitutë, por nuk kapet ai që e organizon’, tha Faik Basha në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco