Berisha: Shteti shqiptar i kapur nga Edi Rama dhe Xhorxh Sorosi! Shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm

Berisha: Shteti shqiptar i kapur nga Edi Rama dhe Xhorxh Sorosi! Shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm

19:02, 29/09/2024

Lider i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe Xhorxh Soros se kanë kapur shtetin shqiptar.

‘Shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm’, theksoi Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Berisha: Të dashur anëtarë të Këshillit Kombëtar, të dashur demokratë, qytetarë!

Sot, secili nga ju jeni të vjedhur.

Jeni të burgosur.

Jeni të dëbuar nga atdheu.

Jeni të poshtëruar sepse shteti shqiptar është kapur nga Edi Rama dhe mbrapa kuintave nga mentori i tij diabolik, ideologu i globalizimit marksist të sotëm, Xhorxh Soros, armik i egër i demokracisë dhe qenies së kombit shqiptar.

Një eksperiment po aq pervers sa arkitektët e tyre Rama dhe Soros po bëhet sot mbi shqiptarët.

Duan të kthejnë shqiptarët në një kavie të nënshtruar, pa dinjitet, që gëlltit çdo poshtërim, çdo vjedhje dhe çdo krim që bëhet ndaj tij.

Por unë kam besim se në këtë orë të zezë, historia thërret për të mbrojtur Shqipërinë, shqiptarët do ngrihen, do të reagojnë, nuk do pranojnë kurrë të qëndrojnë si kavie të këtij regjimi, ndër më armiqësorët që kanë njohur ata.

Nuk janë shqiptarët vëllazëria Xhafaj, vëllezëria Rama apo vëllazëria Bajraj.

Unë kam besim shumë tek ADN-ja e shqiptarëve, ndaj dhe bëj sot një thirrje, në radhë të parë opozitës, së pari demokratëve, burgosja e Salianjit ishte deklarata e fundit e luftës që Edi Rama shpalli ndaj nesh.

Por ne jemi të vërtetë, ne jemi realistë, Edi Rama na ka bërë ne jo një, po disa deklarata lufte gjer sot.

Vjedhja e flamurit të PD tre vite më parë, ishte një deklaratë lufte ndaj qindra mijëra demokratëve që u përkiste ai flamur.

Burgosja e liderit të opozitës pa asnjë fakt, provë, vetëm e vetëm se e dinë se nuk mund të fitonte më kurrë zgjedhje të tjera, ishte një deklaratë lufte ndaj qindra mijëra demokratëve që e kishin zgjedhur me votë kryetarin e tyre.

Dhunimi i hapur masiv i zgjedhjeve, përdorimi i makinerisë gjigante të frikësimit të zgjedhësve dhe industrisë së blerjes së votës, shndërrimi haptas i krimit monstruoz në votë dhe votës në krim, të gjitha këto ishin thirrje lufte për ne.

Të gjitha këto faktonin se e ardhmja jonë, e ardhmja e shqiptarëve përfundon tek këmbët e një kryekrimineli mafioz që ndodhet sot në krye të narkoshtetit.

Me të gjitha këto sa përmenda më sipër, kishte vetëm një qëllim, shuarjen tonë, arkivimin tonë në histori, paraqitjen para shqiptarëve të një realiteti sikur ne nuk kemi ekzistuar kurrë.

Ndaj të gjitha këtyre, ne reaguam në mbrojtje, ne reaguam për mbijetesë.

Ne reaguam për të garantuar shqiptarëve opozitën sovrane, për të cilën vendosin anëtarët e saj dhe askush tjetër.

Mirëpo, çdo njëri prej jush, çdo demokrate e demokrat, duhet ta ketë të qartë se pas të gjitha këtyre, shqiptarët nuk na duan të qëndrojmë në mbrojtje.

Se pas të gjitha këtyre, shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm.

Revolta jonë, sulmi ynë duhet të jetë në nivelin e sulmeve që na janë bërë për të na fshirë nga faqja e dheut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco