Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe '5D' takon në New Yor 'çunin e pronarit'. A po ndërmejtëson edhe Soros pas Dumanit mes Veliajt dhe Ramës?

Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe '5D' takon në New Yor 'çunin e pronarit'. A po ndërmejtëson edhe Soros pas Dumanit mes Veliajt dhe Ramës?

22:17, 28/09/2024

Erion Veliaj prej më shumë se 6 muajsh po bën përpjekje të jashtëzakonshme të arrijë paqe me Edi Ramën, me të cilin kanë qenë në “gjendje lufte” për dominim brenda organizatës mafioze të Rilindjes.

Rama nisi një ofensivë sulmesh ndaj Veliaj që kur këtij të fundit i plasi skandali i vjedhjes me kompaninë “5D”, gjë e cila acaroi kryerilindasin i cili kuptoi se Veliaj po investonte për t’i zënë vendin në parti. Dhe nisi një seri sulmesh ndaj tij.

Ofensiva e Ramës u frenua nga Veliaj, i cili e kërcënoi publikisht duke i thënë se siç vjedhin ministrat e t’u me lejen tënde, vjedhin edhe drejtorët e mi me lejen time. Ky kërcenim publik që Veliaj i bëri Ramës çoi në një ujdi mes tyrë me garancinë e kreut të SPAK, Altin Dumanit, i cili i përjashtoi të dy nga çështja korruptive e shekullit, afera e inceneratorit të Tiranës.

Megjithëse arritën ujdi për inceneratoritn, Edi Rama sërish ia ka lënë litarin jashtë Veliajt pasi ky i fundi është vënë në një hetim pasuror me dyshime për pastrim parash përmes kompanive të bashkeshortes, Ajola Xoxa.

Po krahas presionit dhe ujdisë në SPAK, Veliaj, i cili e njeh mirë Ramën dhe pabesinë e tij nuk resht së përpjekuri që në ujdi të përfshijë edhe pronarin e përbashkë që kanë të dy, Alex Sorosit. Rama – Veliaj ruhen aq shumë nga njëri tjetri sa nuk e lënë më tjetrin as të udhëtojë jashtë vetëm, Gjatë udhëtimit të fundit të Ramës në New York, ku mori pjesë në Asamblenë e radhës së OKB-së, Erion Veliaj i është qepur pas shefit. Mendohet se janë takuar me Alex Sorosin për të marrë garanci mbrojte të dy prej tij se nuk do presin në besë njëri-tjetrin.

Veliaj duke qënë se është i frikësuar deri në palcë nga pabesia që mund t’i bëjë Rama nga momenti në moment i dokumentotn (publikisht) takimet.

Ai ka postuar një foto me Alex Soros me mbishkrimin

 “Fraternitas omnia vincit”, shkruan Veliaj. Kjo frazë në latinisht do të thotë: “Vëllazëria pushton gjithçka”.

Zakonish, Alexi vëlla thërret Ramën, dhe me të njëjtën gjë e ka thirru edhe Veliaj atë.

Postimi:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco