VIDEOLAJM/ I burgosur politik, Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit

20:44, 27/09/2024

Deputeti demokrat i burgosur ne vendim politik nga gjykatat e dirigjuara nga Edi Rama ka mbërritur në burgun e Ferit, ku dhe do të vuajnë dënimin me 1 vit burg.

Salianji u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për dënimin e deputetit demokrat, pasi ky i fundit denoncoi publikisht vëllain trafikant të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kujtojnë se Geron Xhafa, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafës, ishte i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike dhe menjëherë pas denoncimit publik të bërë nga Salianji, ai u dërgua në vendin fqinj për të vuajtur dënimin e ngelur.

Ky dënim politik i gjykatave të dirigjuara nga Edi Rama është në vazhdën e goditjes së drejtuesve të opozitës dhe liderëve të saj, nëpërmjet drejtësisë së re, në mënyrë që t’i mundësojnë Edi Ramës grabitjen e mandatit të katërt në zgjedhjet që do zhvillohen në pranverën e 2025-ës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco