VIDEO/ Avokati i Salianjit: Arrestimi i deputetit vendim politik i marrë nga Rama, po dënohet një njeri që tregoi të vërtetën

09:37, 27/09/2024

Redi Ramaj,  avokat i Ervin Salianjit i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’  ka komentuar edhe një herë më detajisht ‘prapaskenat’ e vendimit të dënimit me një vit burg të ligjvënësit demokrat.

Sipas Ramaj, nuk ka rëndësi nëse është zoti Salianji (deputet i Partisë Demokratike) nesër mund të jetë një deputet i një krahu tjetër dhe Gjykata në vend që të veprojë si një institucion i pavarur, po mikson pushtete.

"Pushteti i cili për interesa të tij, sepse i është prishur karriera ish-ministrit të brendshëm dhe është shqetësuar familja e tij në seancë sic e thonë avokatët e familjes Xhafa, përdor gjithë makinacionin e shtetit për të goditur gazetarin dhe deputetin sepse ata kanë treguar një të vërtetë"-tregoj avokati.

Fjala e avokatit:

"Fatkeqësia e asaj salle është që kushdo që kupton pak nga drejtësia dhe çdo qytetar i thjeshtë e kupton mirë që në momentin që dënohet një deputet për arsyen e vet nëse ka denoncuar publikisht një fakt ose një të dhënë që ai ka pasur ose ka marrë nga gazetarët që kanë bërë punën e vet, do të thotë që cdokush këtu në Shqipëri nëse përballet me pushtetin, është i predispozuar për të shkuar drejt atyre dyerve dhe për tu dënuar më në fund.

Nuk ka rëndësi nëse është zoti Salianji, deputet i Partisë Demokratike, nesër mund të jetë një deputet i një krahu tjetër pavarësisht ngjyrave dhe gjykata është një institucion i pavarur, që nuk duhet ta kthejë betejën politike në konvertime e dënime duke miksuar pushtetin gjyqësor me atë legjislativ.

Sipas Kushtetutës këto janë pushtete të ndara. Dhe Çfarë ndodh?

Pushteti i cili për interesa të tij, sepse i është prishur karriera ish-ministrit të brendshëm dhe është shqetësuar familja e tij në seancë sic e thonë avokatët e familjes Xhafa, përdor gjithë makinacionin e shtetit për të goditur gazetarin dhe deputetin sepse ata kanë treguar një të vërtetë. Dhe e vërteta këtu ishte që vëllai i ish-ministrit është  dënuar në Itali për trafik droge.

Audio-përgjimi doli dhe të githë e panë që kishte një bisedë midis dy personave për lëndë narkotike e Salianji nuk ka shkuar as në prokurori as në gjykatë për të paraqitur një kallëzim penal për çështjen në mënyrë që akuza të cilën i ka vendosur prokuroria të ishte kallëzim i rremë.

Pra Salianji është dënuar një vit për një kalëlzim të rremë ndërkohë ai nuk ka kryer kurrë kallëzim, që këtu nis problemi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco