Protesta mazive paralizuese në gjithë vendin/ Zbardhen diskutime nga Kryesia e PD

Protesta mazive paralizuese në gjithë vendin/ Zbardhen diskutime nga Kryesia e PD

21:55, 26/09/2024

 

Partia Demokratike po planifikon të organizojë protesta në të gjitha qarqet e vendit, si një përgjigje ndaj dënimit të deputetit Ervin Salianji.

Burime nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, bëjnë me dije se janë propozuar të mbahen protesta në të gjitha qarqet, duke bllokuar rrugët por edhe aktivitete të ndryshme.

Këto protesta në formën e mosbindjes civile janë propozuar në mbledhjen e jashtëzakonshme të nisin 10 ditë nga sot, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse do të vendoset për organizimin e këtyre protestave.

Deputeti Flamur Noka ka qenë edhe më radikal, teksa ka propozuar që protestat të shtrihen edhe me bllokimin e universiteteve, shkollave, aeroporteve dhe porteve të vendit.

Gjasat janë që të ndodhë, duke marrë parasysh edhe fjalën e kreut të PD-së, Sali Berisha në mbledhje, ku tha se opozita do të përballet “dhëmbë për dhëmbë” me Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

“Por një gjë, opozita kaq e fuqishme nuk mundet kurrë të poshtërohet, të nënshtrohet, të pranojë shtypjen. Nuk del kurrë në klandestinitet, por i qëndron dhëmb për dhëmb kriminelëve, bandave, kujtdo.

Çfarë misioni mund të kryejmë ne, kur deputeti ynë shkon në burg sepse denoncoi trafikanti Geron Xhafa? Ndaj dhe, besoj dhe mendoj se opozita do të përmbushë këtë mision me qëllimin më të mirë, opozita në betejën që fillon për mosbindjen civile, ka vetëm një synim, rikthimin e votës së lirë”, tha ndër të tjera Berisha.

Kujtojmë se Salianji u dënua sot me një vit burg për një prej denoncimeve të bëra disa vite më parë, më konkretisht atë të njohur si “Babalja”, ku denoncoi Geron Xhafajn, vëllain e ministrit në atë kohë, Fatmir Xhafaj, me akuzat për implikim në një linjë të trafikut të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco