VIDEO/ Berisha: Durim Bami nuk u dënua për kallëzim të rremë, kurse Salianji dënohet vetëm pse është opozitar! Ky është një akt lufte

21:04, 26/09/2024

Lideri i së djathtës shqiptare, Sali Berisha gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të kryesisë hoqi paralele me dënimet që ka dhënë drejtësia shqiptare në dy raste të saj, atë të Durim Bamit dhe së fundmi për ligjvënësin demokrat, Ervin Salianji.

Sipas Berishës, edhe pse bëri kallëzim të rremë, Durim Bami nuk u dënua, ndërsa Salianji mori dënim vetëm pse është opozitar, pas denoncimit publik ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt, por kurrë kallëzim.

Berisha tha se Salianji denoncoi Ramën e Xhafën, për shkak se ishin bërë mburojë e trafikantit kryesor të Vlorës dhe për këtë Salianji, u dënua në një proces që ndoshta edhe në diktaturat më të egra, vështirë se mund të ndodhte.

Por, të dashur anëtarë të kryesisë, të dashur demokratë, unë do u sjell një rast tjetër.

Durim Bami, i cili mori përsipër të kallëzoje se Ilir Meta kishte porositur tek ai vrasjen e një eksponenti të lartë politik. Fund e krye mashtrim.

U gjykua për kallëzim të rremë dhe shkoi në shtëpi të vet.

Ervin Salianji bëri denoncimin publik, nuk dërgoi asgjë në prokurori.

Por denoncoi Ramën dhe Xhafën se ishin bërë mburojë e trafikantit kryesor të Vlorës dhe për këtë ai, opozitar, dënohet në një proces që ndoshta edhe në diktaturat më të zeza, më të egra, shumë vështirë të ndodhte.

Por, theksoj një moment këtu, diktatura komuniste kishte ligje që po të sulmoje kryeministrin verbalisht apo ministrin, dënoheshe. Ligjet e vendit nuk kanë një gjë të tillë, por efekti është i njëjtë, edhe më keq se padinë e bën krimineli, e bën trafikanti.

Pra, miqtë e mi, ky është një akt lufte që na shpallet.

Është koha, të nderuar anëtarë të kryesisë, por edhe të gjithë demokratët, të bëjmë një bilanc të shkurtër.

Ne kemi tre vite që bëjmë një përpjekje që vendi të ketë një opozitë të vërtetë.

Ne veprojmë me të gjithë- pavarësisht nga e gjithë dhuna, bëjmë gjithçka që të kemi një opozitë brenda të gjitha rregullave, ligjeve të rendit.

Vendimet tona shumëzohen me zero, pavarësisht se ato në parlament mund të jenë 100 përqind kushtetuese.

Jo vetëm një shpërfillje e plotë e atyre të drejtave kushtetuese që kemi, por Edi Rama, për mandatin e katërt, u rikthye në origjinën e tij plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco