Thirrja e Berishës: Të lëmë mënjanë gjithçka, të nisim betejën për ekzistencën e opozitës! Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!

Thirrja e Berishës: Të lëmë mënjanë gjithçka, të nisim betejën për ekzistencën e opozitës! Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!

19:40, 26/09/2024

‘Ja të vdesim ja të rrojmë për liri’. Ky ishte kushtrimi që lideri i opozitës Sali Berisha lëshoi nga rruga e Shpresës për të gjithë opozitarët dhe shqiptarët, kundër përndjekjes dhe gjyqeve politike të deputetëve të PD.

Berisha e cilësoi një hakmarrje të verbër poltike Rama-Xhafaj, goditjen ndaj Ervin Salianjit përmes procesit politik.

Sipas liderit të së djathtës shqiptare, është koha që të lihet mënjanë gjithçka, si pikënisje për  betejën për ekzistencën e opozitës dhe përmbysjen e narko-krimit.

Goditja me proces politik e Ervin Salianjit është një akt i shëmtuar, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Është një kushtrim për çdo opozitar, që konsideron krimin, konsideron drogën si rrezik madhor për qenien e tij, ekzistencën e tij.

Për ligjet, për rendin, Kushtetutën dhe vendin.

Kjo goditje, në serinë e goditjeve të opozitës, të arrestimeve dhe burgosjeve politike, është një kushtrim, është një apel për të gjithë opozitën, të ngrihet në këmbë o sot o kurrë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Ndaj dhe sonte, u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, opozitarëve kudo që janë, të ngrihemi dhëmb për dhëmb me këta kriminelë.

Dhëmb për dhëmb me këta trafikantë.

Dhëmb për dhëmb me këta horra.

Dhëmb për dhëmb me këta banditë.

Të lëmë mënjanë gjithçka, të nisim betejën për ekzistencën e opozitës, betejën për ekzistencën e ligjit, betejën për fitoren mbi krimin, betejën për përmbysjen e narkokrimit, betejën për Kushtetutën e vendit, betejën për sovranitetin e Shqipërisë.

Betejën për një drejtësi të pavarur.

Betejën kundër mafies të çdo ngjyre, me guxim, me trimëri.

Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Demokrate e demokratë, kush ndjehet sot demokrate e demokrat, kush ndjehet sot opozitare e opozitar, t’i bëjë thirrje guximit të tij.

Nuk është problemi i një njeriu, është problemi i tij, familjes së tij, idealeve të tij, shoqërisë shqiptare, Shqipërisë në tërësi.

Ndaj dhe të mobilizojmë çdo potencial.

Shteti i krimit, diktatura e bandave, narkoshteti, na ka shpallur luftë.

Të dalim në shesh të mejdanit, të përballemi, të fitojmë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco