VIDEO/ Braho: Salianji nuk ka bërë kallëzim në prokurori, vendimi i gjykatës është tërësisht politik

VIDEO/ Braho: Salianji nuk ka bërë kallëzim në prokurori, vendimi i gjykatës është tërësisht politik

18:20, 26/09/2024

I ftuar në emisionin Task Forcë në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të diskutuar mbi vendimin politik të gjykatës së apelit në dënimin e deputetit Salianji ishte avokati Ledio Braho.

Braho është shprehur se e ka ndjekur që nga fillimi këtë çështje dhe në asnjë moment deputeti nuk ka bërë kallëzim të rremë por përkundrazi nuk ka qenë as në dijeni të videos kur ajo është regjistruar

"Unë e kam ndjekur që nga fillimi çështjen dhe është një dosje e montuar politikisht nuk ka asnjë provë që e lidh Salianjin me kallëzim të rremë. Duhet të shtojmë që për kallëzim të rremë është personi i parë në Shqipëri që dënohet me burg.

Salianji nuk bëhet kallëzimi në media apo foltore kuvendi, kallëzimi penal bëhet në prokurori përpra oficerit gjyqësor, pastaj do të vërtetohet nëse e kë bërë qëllimisht kallëzimin e rremë apo jo.

Ka një sërë elementësh që janë shumë të rëndësishme në këtë çështje, në vendimin e gjykatës së shkallës së parë gjyqtari e ka përdorin termin kallëzim publik dhe jo penal. Edhe nëse është i montuar denoncimi prapa Salianji nuk ka asnjë gisht në këtë montim.

Është policia e shtetit që ka korruptuar Abert Veliu duke e mbajtur me pagesa e kanë ndihmuar derisa ai ka shkuar në prokurori dhe e ka pranuar se është ai aktori.

Të gjithë personat e përfshirë në këtë dosje janë mbajtur në vëzhgim të rreptë përt u siguruar nëse është i montuar apo jo dhe asnjë fakt nuk tregon se është video e montuar .

Këto prova të prokurorisë gjykata nuk i ka administruar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco