Dënimi i Salianjit/ Dash Sula: Partia Demokratike dhe opozita nuk duhet të pranojnë të nënshtrohen nga vendimet politike

Dënimi i Salianjit/ Dash Sula: Partia Demokratike dhe opozita nuk duhet të pranojnë të nënshtrohen nga vendimet politike

16:59, 26/09/2024

Pas dënimit politik me burg të deputetit Ervin Salianji, një valë reagimesh të ashpra kanë ardhur nga kolegët e tij të Grupit Parlamentar, të cilët e kanë cilësuar njëzëri si dënim me porosi të Edi Ramës për të asgjesuar opozitën në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Deputeti Dash Sula në një reagim të tijin ka theksuar se vëllai trafikant i Fatmir Xhafajt u arrestua pas denoncimit të Ervin Salianjit, ndërsa ky i fundit dënohet me burg për shkak të këtij dënoncimi.

 

Reagimi i Sulës:

Sot u rikthyen dënimet politike!

Dënimi i deputetit Ervin Salianji është vendim politik. Ky është një mesazh për të vrarë kurajon/guximin e atyre që denoncojnë pushtetarët e inkriminuar.

Është fakt që vëllai i ish-ministrit të brëndshëm u fut në burg në Itali pas denoncimit të Salianjit. Është fakt i njohur botërisht që derisa u bë denoncimi nga PD, vëllai i ish-ministrit lëvizte i lirë madje edhe duke bërë biznes në Shqipëri. Por gjykatat dënojnë deputetin e opozitës që denoncon.

Kur kjo ndodh me një deputet që përfaqëson minimalisht 10 mijë qytetarë, e kuptoni çfarë ndodh me një qytetar të vetëm?!

Vendimi politik i marrë ndaj deputetit demokrat, Drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji është një kambanë alarmi për demokracinë në vend.

Partia Demokratike dhe opozita nuk duhet të pranojnë të nënshtrohen nga vendimet politike.

Qytetarët dhe opozitarët duhet të ngrihen përballë kësaj arrogance të qeverisë dhe të ndalojnë shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco