Berisha: Çfarë investimi të madh ka pasur këto 11 vite, përveç atyre të trashëguara nga qeveria e mëparshme?

Berisha: Çfarë investimi të madh ka pasur këto 11 vite, përveç atyre të trashëguara nga qeveria e mëparshme?

20:34, 25/09/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha në tubimin e mbajtur ditën e sotme, u shpreh se në këto 11 vite qeveria e Ramës, nuk ka pasur asnjë investim të madh, përveç atyre të trashëguara nga qeveria e mëparshme.

Të dashur miq, është cinike t’u tregosh shqiptarëve GDP-së, në një kohë kur ajo plaçkitet me rrënjë nga qeveritarët, zyrtarët dhe oligarkët.

A e dini ju se jo në vitin 2013, por në vitin 2018, një pension ishte 31 përqind e rrogës minimale.

Sot, një pension është 26 përqind e rrogës minimale.

Po, po, rritet pasuria e Edi Ramës, Lubi Ballukut, Erion Veliajt, ministrave të tjerë, por varfërohen, mjerohen shqiptarët.

Vërtet u rritën rrogat, po sa janë rritur çmimet e ushqimeve?

Çmimet e ushqimeve në raport me rritjen e rrogave janë rritur dy herë më shumë.

Rriten vërtet, u dyfishua nga droga ekonomia. Më thoni mua çfarë investimi të madh ka pasur këto 11 vite, përveç atyre të trashëguara nga qeveria e mëparshme. Investimet e shekullit, TAP-it dhe Devollit dhe pastaj HEC-it të Fanit, etj.

Nuk ka më investitorë, se tani ka oligarkë që ju vjedhin ju në mënyrë të pamëshirë dhe ky shkon e kapardiset si kaposh me vjedhjet e tij.

Sa u pasqyrua ky dyfishim i GDP-së në arsim? A nuk ra arsimi në pikiatë në rënien më poshtëruese që një vend mund të ketë pësuar me 68 pikë në 8 vite në matematikë?

Po çfarë ndodhi? Çfarë solli ky dyfishim o miqtë e mi në kujdesin shëndetësor? A nuk solli ky dyfishim mungesat më të mëdha se kurrë në histori të ilaçeve bazë jetike për të sëmurët?

A nuk solli ky dyfishim lënien jashtë përdorimit të aparaturave jetike për të sëmurët?

A nuk solli ky dyfishim shpartallimin e kujdesit shëndetësor?

A nuk është ky dyfishim pra një ndëshkim i vërtetë për qytetarët?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco