SYRI TV/ Rama mbron idenë për shtetin Sovran Bektashi, Rama: Po fantazojnë që ky ishte plan i Serbisë

17:38, 25/09/2024

 

Kryeministri  Edi Rama deklaroi se nuk do të ketë një referendum, sa i përket idesë së tij, për krijimin e nje shtet Sovran të bektashinjëve, në Shqipëri. Gjatë takimit, me diasporën e Amerikës, Rama mbrojti planin e tij, duke thënë se procesi  do jetë  në përputhje me kushtetutën, edhe pse kushtetuta e përcakton qartë se republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. 

SYRI TV

Kryeministri  Edi Rama ka mbrojtur idenë e tij, për  krijimin e një shteti Sovran të urdhërit të bektashinjëve, gjatë takimit me komunitetin shqiptar, në Amerikë. Ndërsa, përfaqeuesit e diasporës, u shprehën të shqetësuar për planin e kryeministrit, duke i kërkuar që idenë, ta hedhë për konsultim publik, kryeministri Edi Rama bëri të qartë se nuk do të lejojë një referendum për këtë çështje. Rama deklaroi se plani i tij për krijimin e shtetit të ri Sovran, do të behet konform kushtetutës, pa shpjeguar si do të realizohet kjo gjë, sa kohë që në nenin 1, pika 2 e kushtetutës, përcaktohet qartë se Republika e Shqipërisë është  shtet unitar dhe i pandashëm. 

Sa i përket  shqetësimeve në rritje, se kjo ide e kryeministrit nxit  precedente të rrezikshëm edhe për krijimin e enklavave serbe në Kosove, Rama i cilësoi si idiotësi. 

Më herët,  përmes një shenimi në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e punës për krijimin e një shtetit  Bektashian brenda shtetit Shqiptar, duke paralajmëruar ndryshim të legjislacionit që do ti hapë rrugë realizimit të projektit, për të cili Rama pranoi se tani është vetëm një ide.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco