SPAK shtyn hetimet për bandën ‘5D’ të Veliajt dhe shmang një skemë tjetër 5D të transportit në Tiranë. A do merret prokuroria edhe me kompaninë ‘GERARD-A’?

SPAK shtyn hetimet për bandën ‘5D’ të Veliajt dhe shmang një skemë tjetër 5D të transportit në Tiranë. A do merret prokuroria edhe me kompaninë ‘GERARD-A’?

13:29, 24/09/2024

Ditën e djeshme u bë e ditur se prokurori i SPAK që ka në hetim dosjen e drejtorëve të Erion Veliajt, Klodian Braho, ka shtuar edhe një akuzë tjetër për drejtorët e bashkisë Tiranë, ose siç njihen ndryshe ‘Shtabi Elektoral’ i Veliajt.

Pas akuzës së shpërdorimit të detyrës, është shtuar edhe ajo e pastrimit të parave, gjë që rëndon pozitat e drejtorëve të Veliajt dhe këtij të fundit vetë, dhe tregon së kjo skemë vjedhje ka natyrë të mirëfilltë të një grupi të strukturuar kriminal.

Megjithatë prokurori Braho ende nuk e cilëson  “5D” si grup i strukturuar kriminal.

Ligji e thotë qartë, çfarë është grup i strukturuar kriminal? Quhen 3 deri në 5 veta, që kanë ekonomistin, financierin, paratë, burimin e tyre, etj.

Nga sa është parë deri tani, “5D”-ja ka pasur të gjithë elementët e grupit të strukturuar kriminal, dhe për më tepër ka kryer veprimtarinë e saj me leje të kryebashkiakut Erion Veliaj. Megjithatë duket se SPAK, kreu i saj, Altin Dumani në vend të luajë rolin e hetuesit, ka luajtur rolin e një ndërmjetësi mes Ramës e Veliajt duke e ‘amnistuar’ përkohësisht këtë të fundit si nga dosja e inceneratorit, por edhe te ‘5D’ duke tentuar t’ua faturojë përgjegjësinë vetëm drejtorëve të Veliajt.

Por duket se skema korruptive e inceneratorit të Tiranës dhe “5D-ja” nuk janë e vetmja aferë në bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga Veliajt.

Së fundi nëpër korridoret e medias, prokurorisë dhe politikës po përflitet edhe për një tjetër aferë, përmasat e së cilës ende janë të paqarta mirë, por që mendohet sa, ose më e madhe edhe se “5D-ja”, dhe fjala është për kompaninë “GERARD-A”.

A është edhe kjo kompani një skemë korruptive?

A po heton SPAK-u edhe këtë?

Kush janë pronarët dhe aktiviteti i saj...?

Këto dhe shumë detaje të tjera do të duhet t’i sqarojë SPAK-u.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco