Koka: ‘Korrupsioni’ i Berishës me Riccardo Cocciante ka alarmuar Veliajn! Ja porosia për gazetarët që kontrollon

18:31, 19/09/2024

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Bledian Koka, ka folur për faktet dhe të vërtetat e manipuluara nga ana e SPAK në hetimet për dosjen ‘Partizani’.

Koka ka bërë publik një tjetër zhvillim në lidhje me artikulimet e gazetarëve pranë pushtetit, të cilët quajnë korrupsion ftesën e këngëtarit të njohur italian Riccardo Cocciante dhe dekorimin e Drejtoreshës aktuale Artistike të RTSH, Elhajda Danin në Shqipëri.

Sipas Kokës, Veliaj ka porositur këta gazetarë që të mos e përmendin më se i prish punë për hetimet ndaj tij, pasi para dhe pas fushatës në zgjedhjet lokale të 14 majit, dhjetëra këngëtarë dolën në mbështetje të tij në sinkron dhe të gjithë këta kanë bërë koncert në sheshin Skënderbej me paratë e Bashkisë Tiranë.

Koka: Problemi është se kur merr vesh se të njëjtët gazetarë që hedhin idenë e korruptimit të Sali Berishës me muhabetin e Riccardo Cocciante, kur çështja merr krahë dhe Erion Veliaj u jep porosi që të mos e artikulojnë më çështjen e Riccardo Cocciante, sepse nqs është korrupsion Riccardo Cocciante, pyetja është se çfarë ishin ata dhjetëra këngëtarë që dolën në 14 maj për fushatë në sinkron dhe në rresht për një të cilët pasi dolën dhe bën ‘duan’ elektorale për Erion Veliajn secili prej tyre një për një kanë bërë koncert në sheshin Skënderbej të Tiranës me paratë e Erion Veliajt mbrapa dhe para fushatës.

Vetëm ky rast banal, janë të njëjtët gazetarë që dalin dhe thonë më duket se Sali Berisha kur ka sjellë Riccardo Cocciante me Drejtoreshën aktuale Artistike të RTSH Elhajda Danin në Shqipëri për t’i dhënë një dekoratë paska bërë korrupsion ky, asnjërin nga këta nuk kam dëgjuar t’i bëjnë gjyqin Erion Veliajt përveç se i ka thënë Erion Veliaj që të mos e përmendin më se na prish punë për hetimet që Veliaj ka nga ana tjetër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco