'Berisha në burg politik'/ Nesho: Shqipëria s’ka plotësuar asnjë reformë të BE, Rama propagandë për zgjedhjet

16:52, 19/09/2024

Zëvendëspresidenti i Partisë së Liriasë, Agim Nesho e ka cilësuar propagandë vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel. I ftuarv në Syri Tv në edicionin e pasdites me moderator Edvin Parruca, Nesho tha se vajtja në Bruksel e Ramës përkthehet si propagandë e brendshme  për zgjedhjet e 2025.

Sipas Neshos, vendi është larg plotësimit të reformave siç kërkohet nga procesi i integrimit në BE, kjo për shkak që siç thekson ai, Shqipëria është një shtet i kapur që bashkëpunon me krimin e organizuar.

Vizita e Ramës në Bruksel është për propagandën e brendshme dhe zgjedhjet e 2025. Rama ka përballë jo vetëm inatin e publikut për shpërdorimin e findeve publike, por nga ana tjetër është propaganda e vizionit të Shqipërisë 2030 që ai mund ta realizojë.

Rama shkon në Bruksel për të bërë ‘parrulla’ ose ‘humorin’ e tij të zi e Ramës që të tregojë që është prezent dhe të marrë vëmendjen. Propozon gjëra qesharake, e merr si të mirqëne integrimin e vendit në BE, për të krijuar perceptimin në Shqipëri që ne jemi integruar.

Në Shqipëri nuk shikojmë asgjë, vendi është larg plotësimit të reformave. Rama para se të shkonte në Bruksel duhet të plotësonte cështjet e Traktatit të Kopenhagenit.

Shqipëria është një një shtet i kapur që bashkëpunon me krimin e organizuar. Lideri i opozitës mbahet nën arrest me një proces të falsifikuar, e mbajnë në burg në mënyrë të pajustifikueshme.

Rama nuk lufton as si Vuçiç që të fuqizojë financiaritsht industrinë e vendit të tij, ka gjetur një dominim total si despot. Shqipëria prezantohet vetemm me llogoren e Ramës.

400 mijë veta janë në kushtet e varfërisë, rritja e pensioneve, propazandistike nga qeveria. Njerëzit në Shqipëri që pretendojnë të integrohet në BE, s’mundësojnë minimumin e jetesës së tyre. Kemi jo vetëm një depsot por edhe propagandistik, për të realizuar projektet e e tij, mbajtjen e një dikature të re të formave moderne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco