‘Narkoshteti është axhendë e fshehtë e Ramës’/ Hetuesit e huaj konfirmojnë për ‘Spiegel’ akuzat e Ahmetajt

‘Narkoshteti është axhendë e fshehtë e Ramës’/ Hetuesit e huaj konfirmojnë për ‘Spiegel’ akuzat e Ahmetajt

10:57, 14/09/2024

Hetuesit ndërkombëtarë kanë konfirmuar për revistën gjermane ‘Spiegel’ se narkoshteti ka qenë një projekt i qëllimshëm i Edi Ramës.

Ata konfirmojnë po ashtu se krimi i organizuar ka kontakte në nivelet më të larta të qeverisë.

Sipas revistës, këto qëndrime përputhen me deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se ‘narkoshteti ishte axhendë e fshehtë e Ramës’.

“Arben Ahmetaj konfirmon gjetjet e hetuesve se Shqipëria u shndërrua në një narkoshtet të trafikut të drogës gjatë kohës së Ramës: “Vërshimi i vendit me kanabis nga viti 2014 deri në 2017 ishte axhenda e fshehtë ekonomike e kryeministrit që ky nxiti në masë të madhe”, duke ndryshuar ekonominë dhe shoqërinë e Shqipërisë: “Rama beson se mund të kontrollojë ende mjedisin kriminal, por prej kohësh është ai që po kontrollohet”.

...Disa hetues konfirmojnë për televizionin shtetëror italian Rai dhe SPIEGEL se ka kontakte në nivelin më të lartë të qeverisë me krimin e organizuar. Tregtia fillestare e kanabisit u kthye në një biznes me tonelata kokaine. Sindikatat shqiptare u lidhën me N'Drangheta kalabreze dhe me kartelet e Amerikës Latine.

Prokurori publik italian, Francesco Mandoi, i punësuar përkohësisht nga Rama si këshilltar antikorrupsion, nxjerr një konkluzion të kthjellët: “Bosët e drogës kanë njerëzit e tyre kudo në administratë, në institucione; Tashmë ata janë në gjendje ta nënshtrojnë qeverinë”. Sipas Mandoit, ai vetë nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga majat e qeverisë për paralajmërimet e tij,” shkruan revista.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco