Rama nuk dorëzoi mandatin e Xhaçkës, reagon Ambasada e SHBA: Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë...

Rama nuk dorëzoi mandatin e Xhaçkës, reagon Ambasada e SHBA: Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë...

16:47, 13/09/2024

Ambasada e ShBA në Tiranë ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama nuk e dorëzoi deputeten dhe ish-ministren e tij Olta Xhaçka, mandati i së cilës duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese.

‘Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën – të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon’, thuhet në reagim e ambasadës në Facebook.

Postimi i plotë:

Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç vërejti kohët e fundit Kryetarja e Parlamentit, marrja e hapave të nevojshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është përgjegjësi qendrore e Parlamentit dhe është gjithashtu jetike për ndarjen e pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën – të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon.

The U.S. Embassy shares the European Union Delegation’s concern about yesterday's decision in Albania's parliament to disregard a Constitutional Court ruling.  As the Speaker recently noted, taking the necessary steps on Constitutional Court decisions is a core responsibility of Parliament, and it is also crucial to the principle of the separation of poëers. Government and institutions must adhere to regulations, laës, court rulings, and the constitution – all of ëhich are put in place to ensure a democratic system is healthy and thriving.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco