Zenuni: Sot kemi dëshmuar edhe njëherë se drejtësia në Shqipëri është kthyer në një mjet të narko-banditit Rama

Zenuni: Sot kemi dëshmuar edhe njëherë se drejtësia në Shqipëri është kthyer në një mjet të narko-banditit Rama

20:27, 11/09/2024

Artmenisa Zenuni, nga FRPD mbajti fjalën e saj në tubimin e sotëm, poshtë shtëpisë së liderit demokrat, Sali Berisha, teksa u shpreh se sot është dëshmuar dhe njëherë se drejtësia në Shqipëri është khtyer në një mjet të narko-banditit Edi Rama.

Sot kemi dëshmuar edhe njëherë se drejtësia në Shqipëri është kthyer në një mjet të narko-banditit Edi Rama.

SPAK është një instiucion që teorikisht duhet të shërbejë për drejtësi të paanshme por përdoret si një vegël për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe për të heshtur zërin e opozitës.

Akuza e sotme ndaj liderit historik të PD, Sali Berisha, është shembulli i qartë i asaj që ndodh kur një vend  bie në dorën e një regjimi të korruptuar.

Edi Rama dhe banda e tij kriminale duan të mbajnë  pushtetin me çdo kusht edhe nëse kjo do të thotë përdorimi i insitucioneve të drejtësisë për të shkatërruar zërat e lirë.

Por ne nuk do lejojmë që SPAK te mbulojë korrupsionin dhe shkatërrimin që ai dhe qeveria e tij kanë shkaktuar në vend. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco