Boçi: SPAK, kobure politike për të kundërshtarët e Ramës! Goditja ndaj Berishës, akuzë ndaj demokracisë

Boçi: SPAK, kobure politike për të kundërshtarët e Ramës! Goditja ndaj Berishës, akuzë ndaj demokracisë

18:07, 11/09/2024

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi u shpreh se SPAK është një kobure politike e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama për të goditur kundërshtarët e tij politikë.

Sipas Boçit, ‘sot goditja nuk është thjeshtë për Sali Berishën por sot akuza është për demokracinë shqiptare, për demokratët për të gjithë shqiptarët’.

Boçi: Rama asnjëherë nuk e ka fshehur por ka urdhëruar SPAK në disa dalje publike madje ka avancuar më tej edhe në raport me qëndrimin e ndërkombëtarëve duke këmbëngulur se SPAK është një pjellë e PS, asi i dalë nga mënga e PS, duke e vendosur atë në pozita të favorshme politike duke e përdorur SPAK si kobure politike për të goditur kundërshtarët politikë të tij sidomos për të goditur PD, e cila ka qënë në një sulm në disa rrafshe pikërisht nën urdhëresën e këtij njeriu që flet në këtë lloj forme. Është sulmuar edhe në rrafshin juridik dhe në rrafshin zgjedhor pasi ne këtu e dimë që zgjedhjet nuk realizohen sipas proceseve zgjedhore por sipas sentimenteve të bandave kriminale, dhe duke dashur t’i japë edhe goditjen fatale duke vënë në goditje liderin e opozitës Sali Berisha.

Sot goditja nuk është thjeshtë për Sali Berishën por sot akuza është për demokracinë shqiptare, për demokratët për të gjithë shqiptarët, nga mënyra se si është keqpërdorur drejtësia për të vendosur padrejtësi politike në favor të një personi i cili fatkeqësisht sot ka frenat e pushtetit në Shqipëri dhe keqpërdor çfarë do lloj pushteti. Sulmi është politik dhe është një lloj vazhdimi i vendimeve të një bande kriminale për të arritur qëllimet e veta dhe jo më kot bën paralelizëm me ’97 kur e majta ekstreme e mori pushtetin me dhunë dhe sot në këtë rast duke vendosur sundimin e saj me dhunë juridike të shitur para shqiptarëve si drejtësi por nuk është drejtësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco