Akuza ndaj Berishës/ Balliu: SPAK shpalli kapitullimin moral dhe juridik të tij!

Akuza ndaj Berishës/ Balliu: SPAK shpalli kapitullimin moral dhe juridik të tij!

15:02, 11/09/2024

Për shefin e organizimit dnë PD, Klevis Balliu, vendimi i SPAK për t’i komunikuar akuzën liderit të opozitës, Sali Berisha nuk është gjë tjetër veçse kapitullimi i tij në aspektin moral dhe juridik të institucionit.

Teksa rendit një sërë emrash ndër radhët e socialistëve, përfshirë dhe Ramën që sipas Balliut, duhet të japin llogari dhe të hetohen nga SPAK, ku i fundit thekson shefi i organizimit të PD, akuzon për korrupsion Sali Berishën pa asnje firmë dhe pa asnjë monedhë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balliu thotë se ngjarja e sotme nuk është këmbanë alarmi, por një fakt historik i vendosjes totale të fashizmit dhe fashishtizimit të shtetit.

Reagimi:

Duke jetuar kohën dhe ditët ku korrupsioni qeveritar është në nivelet asgjesuese të shoqërisë shqiptare, kur sheh dhe prek se si Ministri i Brëndshëm Tahiri, pronar me gjithë kryeministrin i fermës më të madhe te kanabisit në botë,kur u kap me presh në dorë si trafikant u akuzua vetëm për shpërdorim detyre.

Kur sheh që Kryetari i Bashkisë të Tiranës record man botëror i vjedhjes së fondeve publike 100% ,dhe zot i aferër tronditëse të inceratorve pa incerator dhe nuk ka ende akuzë.

Kur sheh që Ministri i Shëndetësisë, komandant i një regjimenti vrastar të parave publike me kater koncesionet e shendetësisë plot 500 milion euro dhe ka akuze për shpërdorim detyre.

Kur fondet mijra milionëshe të Europës për bujqësinë vidhen nga ministria Krifca që strehoet sot në kryeministri dhe SPAK nuk ka akuzë.

Kur auditi i BEse e ka precize akuzën.

Kur sheh që Edi Rama e ka lëshuar tërë qeverinë dhe ingranazhin shtetëror të kullosë në para publike, befas SPAK bën një hap galopant drejt gremisjes së drejtesisë në xhepin e Edi Rames.

Akuzon për korrupsion Sali Berishën pa asnje firmë pa asnjë monedhë.

Dhe si për ta berë zezonë historike këtë krim të SPAK, presidenti Berisha akuzohet me gjithë dhëndrin.

Është absolutisht një kriter dhe logjikë Enveriste e goditjes raciste për të vetmin fakt se janë kundershtarë të rrezikshëm të regjimit.

Në shpirtin dhe memorien e secilit shqiptar, pavarsisht nga bindjet, kjo ngjarje e sotme nuk është këmbanë alarmi, është fakt historik i vendosjes totale të fashizmit dhe fashishtizimit të shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco