Berisha: Edi Rama për të fituar zgjedhjet, ka vendosur në arrest dhe ndjekje penale tre liderit e partive kryesore të opozitës

Berisha: Edi Rama për të fituar zgjedhjet, ka vendosur në arrest dhe ndjekje penale tre liderit e partive kryesore të opozitës

19:17, 10/09/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në forumin për të ardhmen e Shqipërisë, të organizuar nga 'Albanian Policy Center' dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Heritage Foundation, Këshilltari i lartë i Presidentit James Carafano dhe ish zyrtari i lartë i Pentagonit, Steven Bucci.

Berisha u shpreh se e vërteta është se kjo që ndodh sot në Shqipëri është një demokraci e shuar.

Fjala:

Ronald Regan thotë se në një gjeneratë vdes, shuhet. E vërteta është se kjo që ndodh sot në Shqipëri është një demokraci e shuar.

Nëse ju shihni reformën gjyqësore që u bë nga Fondacioni Soros, sot shqiptarët nuk kanë më drejtësi, sepse duhet të presin 14.6 vjet për një vendim në çështjet civile dhe janë në mes të Europës dhe trajtohen sikur janë në një planet tjetër.

Dhe reforma në drejtësi shndërrohet në një tabu për të cilën nuk mund të flitet.

Unë e siguroj mikun tim polak, se sapo të flasë në Parlamentin Europian do i thonë, mos fol, leje ashtu.

Po si ta lejë, a janë qenie njerëzore a duhet të gëzojnë procese juridike të drejta. Por krahu tjetër i kësaj drejtësia është policia, prokuroria private e Edi Ramës.

Në vitin 1990, ne themeluam Partinë Demokratike. Imagjinoni ju se cila ishte alergjia ndaj mendimit dhe pluralizmit politik.

Por dua të them një gjë; diktatori, që ishte një diktator që vriste në kufi të rinjtë, përsëri nuk burgosi drejtuesit e opozitës.

Sot 3 drejtuesit e partive kryesore opozitare janë të burgosur. Po atëherë Shqipëria ishte pjesë e kampit komunist, sot Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Edi Rama për të fituar zgjedhjet, pasi ka dhunuar çdo zgjedhje nga 2017 e gjer sot, për të siguruar këto të fundit ka vendosur në arrest dhe ndjekje penale tre liderit e partive kryesore të opozitës.

Miqtë e mi!

Ku do i gjejmë ne forcën? Forcën e gjejmë vetëm tek parimet konservatore.

Shtoj këtu një porosi të pavdekshme të Papës Gjon Pali i 2, i cili jo vetëm për të krishterët dhe jo vetëm të krishterët që ishin në diktatura komuniste, doli me moton; mos je i trembur.

Ndaj dhe ne i garantojmë miqtë tanë se, do të bëjmë gjithçka për të rikthyer në Shqipëri vlerat konservatore si rruga e vetme e shpëtimit të këtij vendi.

Faleminderit shumë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco