Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Policia arreston një tjetër të dyshuar: Altin Kuka s‘veproi i vetëm

Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Policia arreston një tjetër të dyshuar: Altin Kuka s‘veproi i vetëm

16:15, 10/09/2024

Policia ka dyshime në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Roskovecit, teksa autori i dyshuar duket se nuk ka vepruar i vetëm në ngjarjen e rëndë.

Dy orë pas krimit, policia ka arrestuar edhe një tjetër person, që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Gramoz Kurtajt dhe Vladimir Kurtajt.

Këta të fundit, xhaxha dhe nip u vranë sot, rreth orës 14:00 në Kurjan të Roskovecit. Ata u ekzekutuan në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit.

Ndërkohë, më herët, autori i dyshuar i krimit, 49-vjeçari Altin Kuka u vetëdorëzua në polici.

Dyshohet se krimi erdhi pas një sherri që kishte ndodhur më herët mes djalit të Kukës dhe viktimave. Ndërkohë, policia po mbledh prova nga vendngjarja dhe dëshmi nga familjarë dhe banorë të fshatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco