Strehoi të 'fortin' e Niklës/ Klajdi Haka 'kyç' gojën, gjykata e lë në burg

Strehoi të 'fortin' e Niklës/ Klajdi Haka 'kyç' gojën, gjykata e lë në burg

13:04, 09/09/2024

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Klajd Hakën.

Ky i fundit akuzohet se ka strehuar emrin e shumëkërkuar të drejtësisë, Marklen Hakën.

Gjatë kontrollit në banesën ku ai strehohej u gjet një armë zjarri. Për këtë arsye, Klajd Haka akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Para togave të zeza, i riu nuk ka pranuar të flasë dhe të japë shpjegime për akuzat.

Marklen Haka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të dosjes “Revanshi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco