Gjuha shqipe dhe kopertina me ylber/ Koçibellinj: Debat i nxitur, është detyra e prindit t’i shpjegojë fëmijës rolet dhe besimet

10:53, 09/09/2024

Suela Koçibellinj, aktiviste, e ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi kopertinen e gjuhës shqipe, të klasës së 3, dhe debatij e krijuar mbi të.

Kopertinën e Ylberit dhe zanën me mjekër, dhe debatin e krijuar mbi këtë, aktivistja e quajti një debat të nxitur, teksa u shpreh se është detyra e prindit t’i shpjegojë fëmijës rolet dhe besimet, dhe jo më e shoqërisë.

Është moment që  le të lidhet fëmija më prindin , është roli i prindit t’i shpejgojë fëmijës rolet. Këtu jemi në një moment, ky është një debat i nxitur. Ylberin nuk ja ndaloj unë dot fëmijëve. Asnjë njeri nuk më thotë dot mua se fakti se fëmija e shikon atë në klasë të tretë, do i flasin për homoseksualitetin. Mua më shqetëson kur ka teskt brenda që thotë “ TI nuk duhet të derdhësh lot, sepse je djal. Këto janë disa lloj steriotipizimesh që ne i vuajmë akoma sot.

Pra këtu kemi disa probleme që duhen korigjuar nëpër tekste. Mëgjithatë nëse kemi prindër që janë të shqetësuar, dua tju them një fjalë, vlerësojini  këtë moment për tu lidhur ju me fëmijet tuaj, për ti shpjeguar ju fëmijës tuaj se cilat janë besimet tuaja sip rind. Vlerat mbi të cilat e ke ndëtuar jetën, mos tja lëmë të gjitha shoqërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco