‘Riqarkulloi ata që janë kolegë të Skapit’/ Berisha: Edi Rama jep dorëheqjen! Mos të rrejë mendja me 97 apo 98

21:07, 08/09/2024

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal te Asambleja e PS që u mbajt ditën e sotme, ku sipas tij kryeministri Edi Rama mashtroi shqiptarët.

Berisha u shpreh para qytearëve se, Rama mashtroi sot, në 11 vite rrogat e shqiptarëve mbeten më të ultat në Europë dhe çmimet më të larta.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është i vetmi vend me dy Ministri Drejtësie.

Berisha tha se, Shqipëria është i vetmi vend me dy ministri drejtësie. Ministrinë e Ulsiut dhe ministrinë e Fatziut.

Kryedemokrati Sali Berisha tha se Shqipëria, është i vetmi vend në botë ku pyejtja e hetuesit, në rastin konkret e Dumanit, kushton plot 1 milion euro.

Sipas Berishës, nga 19 pyetje që Dumani i drejton Ymel Lalës, asnjë prej tyre nuk është për akuzën e vrasjes.

Shpërblimi, sipas liderit të opozitës, Sali Berisha për mosbërjen e kësaj pyetjeje ndaj Lalës, është 1 milion euroshi që Dumani ka marrë.

Lideri i opozitës, Sali Berisha teksa komentoi emrat që dolën nga Asambleja e PS, tha se Rama vetëm sa riqarkulloi ata të cilët janë kolegë të SPAK.

Sipas Berishës, për të qenë në kryesinë socialsite, duhet që së paku të jesh banor i qelisë ‘313’.

Teksa bëri një rezyme të emrave socialistë, duke i konsideruar si më të rrezikshmit për vjedhjet që bëjnë, Berisha tha se ky është poshtërimi më i madh që i bëhet Tiranës dhe qytetarëve të vendit.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe urimet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, misionarë dhe misionare të kauzës së drejtë të shqiptarëve, kauzës së dinjitetit, shpresës dhe fitores.

Një mirënjohje oratorëve të fjalës së lirë, të kësaj platforme që me fjalët e tyre shpërndajnë të vërtetat në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Të dashur miq!

Sot rilindja e krimit doli lakuriq para shqiptarëve, siç dilte dikur Edi Rama lakuriq, plazheve të botës. Sot ai hoqi çdo maskë. Në fjalën e tij koproralike, Edi Rama faktoi se për atë dhe sojin e rilindjes qytetarët shqiptarë janë inekzistent.

Sot në një bilanc që bëri të 11 viteve mashtroi shqiptarët në mënyrë më cinike.

Ai foli për rritje, e rritje rrogash, por e vërteta është se sot që flasim rrogat e shqiptarëve mbeten më të ultat në Europë. Sot që flasim, me gjithë rritjen e rrogës minimale, përsëri ajo mbeti më e ulëta në Europë.

Kjo për faktin e vetëm se Shqipëria këto vite u nda shumë larg me rajonin dhe Europën. Nëse dyfishimi i rrogave e vendosi atë në krye të rrogave në rajon, ajo zbriti në këto vite në fund për rrogat në të gjithë rajonin, ç’ka do të thotë, varfëri, varfëri dhe vetëm varfëri.

Por jo vetëm kaq.

Këto vite Shqipëria njohu rritjen më të madhe të çmimeve në rajon dhe Europë. Në vendin me rrogat më të ulëta çmimet e ushqimeve u rritën mbi mesataren e BE-së, 10-45 për qind. Pse kështu? Kjo ndodh vetëm e vetëm për shkak të vjedhjeve të tmerrshme që bëjnë.

Kjo ndodh sepse Edi Rama me Erion Veliajn vjedhin me një dorë në djegësin e Tiranës 130 mln euro.

Kjo ndodh sepse Edi Rama vjedh me një firmë minimumi 3.8 miliardë euro në portin e Durrësit.

Kjo ndodh sepse Lubi Balluku ndërton rrugën, autostradën me çmime 10-15 herë më shtrenjtë se në Kroaci, se në vende të tjera.

Të dashur miq!

Për një vend që synon të kapë kohën e humbur, të afrohet me të ardhura me mirëqënie me vendet e zhvilluara vjedhja është vdeksore, është shkatërrimtare, ndaj dhe shqiptarët në një periudhë, brenda 6 viteve dolën për rrogat para të gjithë shtetasve të Ballkanit.

Shqiptarët më vonë, brenda 11 viteve zbritën rrufeshëm në fund për pagat dhe pensionet. Ndaj dhe ikin, dhe vetëm ikin shqiptarët, largohen nga varfëria që të gjejnë një rrogë më të mirë.

Miqtë e mi!

Sot ai llomotiti gjatë e gjatë për suksese imagjinare.

Sot ai në histeri, fliste për një Shqipëri që nuk ekziston, për një Shqipëri në të cilën arsimi bien në pikiatë.

Për një Shqipëri në të cilën shëndetësia u rrënua me shpejtësi.

Për një Shqipëri në të cilën mijëra e mijëra të sëmurë vdesin për ilaçet e domosdoshme.

Për një Shqipëri në të cilën pensionistët qajnë çdo ditë me lot mjerimi se nuk përballojnë dot jetën.

Për një Shqipëri në të cilën largohen njëlloj si nga Siria që është në luftë civile. Për një Shqipëri në të cilën bandat, krimi, droga bëjnë ligjin. Krimi godet çdo ditë në sheshe, rrugët e qyteteve tona.

Miqtë e mi!

Për një Shqipëri në të cilën i vetmi vend i planetit ku drejtësia mungon, sepse për të marrë një vendim në një çështje civile qytetarit i duhen 18.7 vjet.

Sepse nga reforma që shkatërroi drejtësinë shqiptare ka një stok prej 139 mijë dosjesh të pagjykuara.

Sepse Skapi është shndërruar në policinë private politike të Edi Ramës.

Sepse Shqipëria është i vetmi vend me dy ministri drejtësia. Ministrinë e Ulsiut dhe ministrinë e Fatziut.

Ministria e Fatziut është dy herë më e fuqishme, se ku e ka këtu, tek kjo ndërtesa karshi nesh është.

Tek zyra e Fatziut çdo ditë thirren në proces, drejtuesit, Sadushët e gjykatës së lartë, KLP, KLGJ, Skapit e me radhe e me radhë.

Shqipëria është i vetmi vend në botë ku pyetja e hetuesit, ku pyetja e Dumanit kushton 1 mln euro.

Skeni dëgjuar ju, skeni parë kurrë, pyetja 1 mln euro është pyetja e Dumanit, i cili merr në pyetje Ymer Lalën të akuzuar nga bashkëputori i drejtësisë për vrasje dhe nga 19 pyetje që i bën, nuk i drejton asnjë për vrasje.

Po pse? Sepse u shpërbly të paktën 1 mln dhe mos e harroni kurrë këtë, pyetja 1 mln euro.

Pyetja 1 mln euro.

Sot Edi Rama llomotiti dhe dërdëlliti, por nuk tregoi dot një vepër madhore në 11 vite me 48 miliardë euro të shpenzuara nga buxheti i shtetit.

Jo nuk tregoi dot, se nuk ekzistojnë, sepse kanë vjedhur dhe vetëm vjedhur. Sepse rrugët e tyre kanë kushtuar 10 herë më shumë se më përpara, kanë kushtuar 15 herë më shumë, në një kohë kur kostoja, çmimi i materialeve të ndërtimit është rritur me 4-5-6 maksimumi 8 për qind.

Sot Edi Rama riqarkulloi të gjithë ata të cilët janë kolegë të Skapit.

Duhet të jenë banorë të 313.

Miqtë e mi!

Nuk ka fyerje më të madhe, nuk ka poshtërim më të madh se të sjellës në Tiranë, Elisën e 5 mln në dogana.

Nuk ka fyerje më të madhe se të sjellësh në Tiranë Erion Hajdutin e djegësit të Tiranës, e 5D-ve e dhjetëra vjedhjeve të tjera.

Nuk ka fyerje më të madhe se të sjellësh në Tiranë korbën e kovidit për vjedhjet e së cilës së bashku me Edi Ramën, vdiqën të paktën 10 mijë vetë më shumë se në vende të tjera.

Miq!

Skuadra që Edi Rama paraqiti para shqiptarëve është dhe do të jetë objekti më i fuqishëm i sulmit qytetar.

Edi Rama mendon ti se me këta hajdutë që po i rishpëndan nëpër Shqipëri do të mund të mashtrosh, me këta banditë, kriminelë do mund ti kërkosh votë shqiptarëve.

Me mburojën që u bëre me Skapin kujton se mashtron shqiptarët.

Jo mor jo, kurrë, as ata as ti nuk kaloni më, jeni të humbur. Jep dorëheqjen dhe mos të rrejë mendja me 97 apo 98.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, ndryshim, ndryshim, ndryshim.

Miq!

Edhe njëherë ua përsëris. Sot ai nxorri ekipin e hajdutëve para jush.

Mos harroni kurrë një gjë, se nuk ka qenie më frikacake mbi tokë se hajduti, se i pari që ja mbath është hajduti, se hajduti nuk është qenie drite, por qenie terri, errësire.

Ndaj dhe me epërsi morale, me guxim të gjithë në sulm, të gjithë drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë Partia Demokratike, rroftë fitorja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco