Lista e drejtuesve të PD/ Bardhi: Sali Berisha vërtetoi se, atë që thotë, atë bën! Mesazh për çdo anëtar demokrat

21:02, 05/09/2024

Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka komentuar listën e drejtuesve demokratë në qarqe të publikuar ditën e djeshmë në mbledhjen e Kryesisë.

Sipas Bardhit, u vërtetua se ftesa e zotit Berisha për bashkimin e PD ishte e sinqertë dhe ishte e bazuar në nevojën që kishte vendi për të pasur një PD dhe një opozitë të fortë për t’i bërë ballë regjimit të Edi Ramës.

Bardhi u ndal edhe te reagimi i mediave të kontrolluara nga PS, që sipas tij ishin të shqetësuara pasi ishin të njëjtat media që thoshin që zoti Berisha nuk lejon mendimin ndryshe nuk lejon kritikët dhe zoti Berisha vërtetoi edhe njëherë që atë që thotë atë bën dhe e shikoj këtë si një veprim konkret dhe mesazh konkret që i jepet çdo anëtari të PD se vendi i tij është në PD krah demokratëve.

Intervista në studio:

Peka: Pak a shumë gjysma e emrave të drejtuesve të qarqeve . A keni ndonjë koment për shkrirjen e dy grupimeve?

Bardhi: Personalisht nuk kam pasur asnjë mëndyshje që ftesa e zotit Berisha për bashkimin e PD ishte e sinqertë dhe ishte e bazuar në nevojën që kishte vendi për të pasur një PD dhe një opozitë të fortë për t’i bërë ballë regjimit të Edi Ramës. Mjafton të shohësh mediat kombëtare apo lokale që kontrollon PS ishin të shqetësuar të njëjtat media që thoshin që zoti Berisha nuk lejon mendimin ndryshe nuk lejon kritikët dhe zoti Berisha vërtetoi edhe njëherë që atë që thotë atë bën dhe e shikoj këtë si një veprim konkret dhe mesazh konkret që i jepet çdo anëtari të PD që sakohë që objektivi është i përbashkët përballja me Edi Ramën dhe mundja e tij, nuk ka rëndësi nëse secili anëtar është dakord me kryetarin e partisë, apo strukturat drejtuese të partisë, vendi i tij është në PD krah demokratëve që të japim kontributin që të gjithë bashkë t’i bëjmë ball të keqës që ka pushtuar vendin në 12 vite dhe nuk kishte mesazh më të mirë me atë vendim që kryetari i partisë shpalli dje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco