'Bukë e cirk' për pacientët e sëmurë/ Dietologia: Nuk është normale, i sëmuri duhet të marrë vlera ushqyese

10:19, 05/09/2024

Të dhënat zyrtare tregojnë së shteti shqiptar shpenzon mesatarisht 20 milionë euro në vit për furnizmin e spitaleve, burgjeve dhe Forcave të Armatosura me ushqim, por duket qartazi se në qeverinë e rilindjes diçka e tillë mungon.

Në një kohë kur ushqimi duhet të jetë pjesë e garantuar në spitale, pediatria e Fierit prej 4 muajsh vuan nga mungesa e tij gjë që ka bërë familjarët të sjellin vetë ushqim për të vegjlit e tyre.

Në të tilla kushte skandaloze ndodhet edhe Pediatria e Kryeqytetit, ku vihet se se vakti i siguruar për fëmijët është veçse një pjatë pilaf dhe një fetë bukë, duke mos i siguruar as vlerat minimale ushqyese.

Rovena Xhafa, dietologe e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se nuk është normale që i sëmuri të konsumojë një pjatë pilaf e një copë bukë, pasi ushqimi duhet të bazohet tek diagnoza dhe duhet të marrë vlerat ushqyese duke ndihmuar në uljen e inflamacioneve të ndryshme.

“Sipas llojeve dhe shumëllojshmërisë së dietave spitalore ato janë të shumta, e spitalet e vendit tonë duhet ta garantojnë një gjë të tillë për të gjithë të sëmurët”-u shpreh ajo.

Deklarata e saj:

“Ushqimi konsiderohet si një objektiv parësor për parandalimin e simptomave dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të të gjithë individëve që për një arsye kryesore janë në kushte spitalore.

Duhet të kemi shumë kujdes sa i takon regjimit të individualizuar për shkak edhe të diagnozave përkatëse pasi ushqimi kërkon dhe është një terapi plotësuese, përveç atyre që bëhen në ambjente spitalore.

Mund të themi që sipas rekomandimeve të OBSH fillojnë edhe zgjerohen programet ushqimore edhe në bazë të diagnozave, gjë që është në varësi të pavioneve përkatëse, por kjo mbetet edhe për tu parë se sa praktikohet kjo këtu tek ne.

Sipas llojeve dhe shumëllojshmërisë së dietave spitalore, ato janë të shumta e sa i përket edhe plotësimit të nevojave në spitalet e vendit, këtu kemi nevojë për tu përmirësuar.

Nuk është normale që i sëmuri të konsumojë një pjatë pilaf e një copë bukë, pasi ushqimi duhet të bazohet tek diagnoza dhe ata duhet të marrin vlerat ushqyese duke ndihmuar në uljen e inflamacioneve të ndryshme.

Pra në varësi të kardiologjive kjo gjë nuk lejohet dhe ne duam që të përmirosohen këto vlera biolokimike dhe nga ana tjetër duhet që të përmirësojmë aspektin klinik të gjendjes shëndetësore të pacientit".

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco