Interpoli sjell me pranga në Shqipëri, trafikantin e fëmijëve lypës

Interpoli sjell me pranga në Shqipëri, trafikantin e fëmijëve lypës

08:53, 21/08/2024

Është sjellë më në të fund në Shqipëri, i arratisuri Kujtim Demiri, i cili i ishte arratisur drejtësisë që në vitin 2010. Ai ishte dënuar nga Krimet e Rënda me 15 vjet burg për shfrytëzimin e fëmijëve të mitur në Greqi për të lypur duke ushtruar dhunë.

Policia e Shtetit njoftoi se bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe Interpol Athina mundësoi arrestimin dhe ekstradimin e këtij të kërkuari nga Greqia në Shqipëri

Më datë 20 gusht 2024, pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 6 janar 2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 1 shkurt 2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2 , i Kodit Penal.

Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi një fëmijë të mitur dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco