VIDEO/ Berisha: Prapa mbetjeve qëndron Rama, asgjë nuk bëhet pa autorizimin e tij

16:57, 20/08/2024

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaron se prapa anijeve me lënde të rrezikshme qëndron qeveria dhe Edi Rama.

Lideri i opozitës theksoi se dogana apo edhe deri të SHISH kanë dështuar pasi gjithçka ka ndodhur nëpërmjet autorizimit te Ramës.

Berisha i ka bërë thirrje OKB, NATO, OSBE për ngritjen e një komisioni hetimore për të hetuar aferën e 100 kontenierve me lende toksike

SYRI TV

Pas anijeve më 100 kontenije me mbetje të rrezikshme është qeveria e Edi Ramës. Kështu është shprehur në një deklaratë për mediat,

Kryetari i partisë demokratike Sali Berisha. Lideri i opozitës u shpreh se qeveria shqiptare ka aplikuar kodin e mafias, duke heshtur për këtë çeshtje, teksa është dashur ndërhyrje e institucioneve ndërkombetarë që shteti te reagojë, por duke mos mbajtur përgjegjësi për eksportin e tyre nga porti i Durresit.

Sipas kreut te partisë demokratike asgjë nuk ndodh në Shqipëri pa autorizimin e Edi Ramës, duke bërë që agjencitë nga dogana deri të SHISH të dështojne.

Berisha i ka bërë thirrje  OKB, NATO, OSBE për ngritjen e një komisioni hetimore për të hetuar aferën e 100 konteniereve me lende toksike

Gjithashtu lideri i opozitës u ka kërkuar ekspertëve të mjedisit në Shqipëri që të mos lejojnë shkarkimin e anijeve me lëndë të rrezikshme në portin e Durrësit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco