Shisnin doza kanabisi në Shkodër, arrestohen tre të rinj

Shisnin doza kanabisi në Shkodër, arrestohen tre të rinj

12:53, 20/08/2024

Tre të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohen se shisnin doza kanabisi në zonat e qytetit.

Në kuadër të operacionit kombëtar “Tempulli”, policia gjeti dhe sekuestroi doza e kanabisit, 3 celularë dhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin.

“Të organizuar si grup, shitnin doza cannabisi në qytetin e Shkodrës, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sekuestrohen dozat e cannabisit, 3 celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, për të shpërndarë dozat.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, arrestuan në flagrancë shtetasit 25 vjeç,  21 vjeç dhe 25 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nga kontrollet fizike të kryera ndaj 3 shtetasve, në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të cilën këta shtetas, të organizuar si grup, dyshohet se do ta shitnin në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco