Protesta për vrasjen e Egli Progës/ Berisha: Qytetarët janë në shesh sepse drejtësia politike është aleate me krimin dhe mafien

Protesta për vrasjen e Egli Progës/ Berisha: Qytetarët janë në shesh sepse drejtësia politike është aleate me krimin dhe mafien

20:27, 19/08/2024

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Erion Veliaj merr me qira për tre vite makinat, me qira më të shtrenjtë se po ta blinte të re për bashkinë sepse këtu drejtësia është në kontroll politik, është aleate në krim, është bashkëpunëtore në krim.

Sipas liderit demokrat ata qytetarë që protestojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, protestojnë sepse drejtësia është aleate, është bashkëpunëtore me krimin, me mafien.

Fjala:

Ndaj dhe kjo betejë është shpëtimtare, kjo betejë do t’i japë fund hemorragjisë së tmerrshme financiare të taksave tuaja.

Vjedhjeve të tmerrshme financiare të taksave tuaja.

Kjo betejë është betejë shpëtimtare për çdo shqiptar.

Kjo betejë është betejë për drejtësinë e munguar.

Erion Veliaj merr me qira për tre vite makinat, me qira më të shrenjtë se po ta blinte të re për bashkinë sepse këtu drejtësia është në kontroll politik, është aleate në krim, është bashkëpunëtore në krim.

Ata qytetarë që protestojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, protestojnë sepse drejtësia është aleate, është bashkëpunëtore me krimin, me mafien.

Vrasje pa dashje e quajti përfaqësuesja e drejtësisë faqezezë, e drejtësisë së re të Edi Ramës, marrjen e jetës të Egli Progës në mes të rrugës në Pogradec.

Vrasje pa dashje e quajti në Vlorë, vdekjen e biznesmenit pas qëllimit të tij me grusht nga djali i prokurores. Edhe ai për gjobëvënie.

Sigurisht, drejtësia politike ka krijuar modelet e veta kriminale për mbrojtjen e krimit qeveritar, për mbrojtjen e krimeve të Rilindjes, për mbrojtjen e krimeve të sojit të pushtetarëve të sotëm.

Ndaj dhe rruga e vetme është protesta, protesta, protesta.

Të ecim të sigurtë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco