Berisha: Turizmi, mallkim për qytetarët! Paguajnë secili nga 215 euro taksa dhe marrin mbrapsht vetëm 4 euro

20:36, 19/08/2024

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se turizimi është kthyer në një mallkim për qytetarët, të cilët pavarësisht se paguajnë mbu 200 euro taksa, marrin mbrapsht një vlerë të papërfillshme.

Në ditën e 231 të arrestit politik, Berisha ftoi qytetarët që të mbështesin çdo kauzë të drejtë, pavarësisht bindjeve politike, pasi në Shqipëri sipas Berishës, ligji është zëvendësuar me kodin e mafies.

 

Berisha: Unë ftoj qytetarët, pavarësisht nga përkatësitë partiake, të mbështesin çdo kauzë të drejtë, të mbështesin çdo protestë të drejtë sepse nuk ka një vend dytë si Shqipëria, vendi i padrejtësive të mëdha, vendi ku ligji është zëvendësuar me kodin e mafies, vendi ku pasuritë publike janë shndërruar në mallkim për qytetarët dhe ndëshkim për qytetarët.

Çdo ditë, qindra herë në ditë dëgjoni turizmi, turizmi, turizmi.

Por papagajtë e qeverisë nuk u thonë se turizmi është ndëshkim madhor për ju.

Sepse për turizmin secili qytetar për frymë i takon të paguajë nga taksat e tij 215 euro në një kohë kur përfiton nga taksat që paguajnë turistët gjithsej 4 euro.

4 euro dhe këto nuk janë të dhënat e mia, këto janë të dhënat e institucioneve tatimore të këtij vendi.

Sepse kjo është vetëm nj pasuri, por në tërësi çdo pasuri në këtë vend është shndërruar në parajsë për oligarkët.

Është shndërruar në parajsë për trafikantët strategjikë, për qeveritarët e pangopur dhe varfëri e mjerim, ndëshkim për qytetarët shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco