Xhovana Nikolli publikon VIDEO-n kur e kërcënon Nuredin Dumani

Xhovana Nikolli publikon VIDEO-n kur e kërcënon Nuredin Dumani

09:57, 19/08/2024

Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili ndodhet në burg i akuzuar si vrasës me pagesë, nuk ka ndërmend t’i ndahet Nuredin Dumanit.

Sërish në rrjetet sociale ajo ka postuar mesazhet kërcënuese, të cilat thotë se i ka marrë nga “pentito” i drejtësisë.

Në rrjetin e saj social “TikTok”, përpos një “screenshoti” të një bisede, Xhovana ka postuar dhe një voice, zëri i të cilit pretendon se është i Nuredin Dumanit.

Në atë video Dumani dëgjohet teksa shan e kërcënon të renë dhe i thotë që të mos flasë më për të.

“Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, dëgjohet të thotë Dumani ndër të tjera, teksa e motra e Xhovanës, Alda Nikolli, ia kthen: Çfarë do bësh ti, çfarë?

Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e së dielës, 14 korrik.

Pas kësaj ngjarje ajo akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si autorin e vendosjes së tritolit në banesën me qira ku mbeti i plagosur rëndë një 26-vjeçar. Por SPAK në mënyrë skandaloze i nënvlerësoi akuzat e saj, duke deklaruar se Dumani ka dashur thjesht ta trembë.

 

@giovanna_nikolli #fy #viral #foryou ♬ suono originale - Giovanna🐍

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco