Zjarr në fshatin Drenovicë në Dimal, dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm

Zjarr në fshatin Drenovicë në Dimal, dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm

17:30, 18/08/2024

Një zjarr ka rënë në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal.

Zjarri është përhapur me shpejtësi,i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me bimësi të thatë e pemë.

Në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 8 efektivë zjarrëfikës me 2 mjete zjarrëfikëse nga qyteti i Beratit.

Mësohet se zjarrëfikësit po punojnë për lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.Sipas burimeve nga vendngjarja,zjarri po vihet në kontrroll.

Të njëjtat burime, nga reporterët e SYRI TV,  konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco