SYRI TV/ Berisha 7 pyetje të tjera publike Ramës, me heshtjen Rama pranoi se ka grabitur tokën

19:50, 16/08/2024

 

Lideri i opozitës Sali Berisha ka nxjerrë të tjera detaje nga grabitja e 224 mijë metra toke në Gjipe. Berisha i ka adresuar kryeministrit pyetje të drejtëpërdrejta, nëse ka dërguar arkitektin e famshëm Ëiny Maas në Gjipe për të studiuar token, për ndërtimin e një resorti turistik në Gjipe. Berisha pyet Ramën se sa e ka paguar arkitektin e famshëm dhe nëse resortin e ka projektuar në kanionet e mbrojtura me ligj apo lart në male ku pretendon se ka tokë të trashëguar.

SYRI TV

Kryetari I Partisë Demokratike,  Sali Berisha I ka drejtuar  të tjera pyetje publike kryeministrit Edi Rama, lidhur me ccështjen e përvetësimit të 22 hektarë tokë në  Vuno, nga  shefi i qeverisë dhe familja e tij. Në një deklaratë për media lideri I opozitës, I kërkoi  kryeministrit të japë shpjegime nëse ka angazhuar  arkitektin e njohur  Winy Mass, për të projektuar ndërtimin e resorteve luksoze në Gjirin  e Gjipesë. 

Kreu demokrat deklaroi se heshtja e kryeministrit për t’ju përgjigjur pyetjeve në lidhje me këtë ccështje, refuzimi për të publikuar hartën kadastrale të tokës që ka përvetsuar familja e tij,  vërtetojnë se Rama ka grabitur,  224 mijë metra katrorë tokë, pa asnjë dokument pronësie. 

Lideri i Partisë demokratike e cilësoi këtë aferë, si vjedhjen më të madhe të tokës në 32 vite, pas përvetësimin që I bëri tokave në velipojë, Pellumb gjoka, I akuzuar si pjesë e një organizate kriminale. 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco