Protesta e 6 e Thumanës/ Qytetari: Këta të vrasin, ‘vriteni’ frikën para se t’ua marrë pushteti

Protesta e 6 e Thumanës/ Qytetari: Këta të vrasin, ‘vriteni’ frikën para se t’ua marrë pushteti

19:21, 16/08/2024

Nis protesta e 6 e banorëvë të Thumanës,me thirrjet ndaj autoriteteve për të patur akses në autostradën Thumanë-Kashar.

Të shumtë janë qytetarët, të cilët janë pjesëmarrës në këtë protestë të qetë, ndërsa herën e shkuar Policia përdori gaz lotsjellës dhe bote uji për të shpërndarë banorët.

‘Këta madje të vrasin, po popullin shqiptar kurrë s’e mposhtin. Vriteni frikën ju para se t’ua marrë pushteti. Godasin në mënyrë provokative protestuesit. Të gjithë t’i bashkohen protestës’, u shpreh një protestues.

Deputetja e PD, Andia Ulliri tha se protestat anë të garantuara në Kushtetutë.

Prej muajsh na gënjyen për hyrje-daljen. Pse s’ësshtë bërë projekti. Kemi dorëzuar një shkresë institucioneve që të japin një përgjigje, është paligjshmëri kjo që keni bërë, na detyruat të izolohemi. Kërkojmë hyrje-dalje në aksin, na intereson drejtëdsia dhe një rrugëzgjidhje’, theksoi ligjvënësja demokrate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco