‘Porti i Durrësit në SPAK’/ Bozdo: Altin Dumani shkrihet si kripa në ujë kur vjen puna të hetojë Edi Ramën

20:18, 31/07/2024

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë Portin e Durrësit, në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe atë europian, mikur të tij Alabar, ku shqiptarët do të paguajnë 1.5 miliardë euro nga taksat e tyre.

‘Kryeministri teksa prezantonte projektin e ri të Portit të Durrësit nuk i tha shqiptarëve një të vërtetë që ky port do të kushtojë të paktën 1.5 miliardë euro të tjera dhe të gjithë këtë para të jashtëzakonshme për një vend me një buxhet si Shqipëria do ta pagujmë ne të tërin, nuk e paguan Alabari nga  fitimet e tij, Alabari ka marrë llokmën e tij dhe Edi Rama do të marri pjesën nga llokma e Alabarit’, u shpreh Bozdo.

Gjithashtu Bozdo theksoi se PD e ka dërguar në SPAK dosjen e Portit të Durrësit, por kur vjen puna që Altin Dumani të hetojë Edi Ramën trembet, tretet si kripa në ujë.

‘I duket si krim i madh intelektual se siç tha është shumë i për t’u hetuar. Po çfarë intelektualizmi të madh ka këtu kur pronën më të madhe shqiptare, pa garë siç dikton ligji shqiptar, pa konkurencë siç thotë marrëveshja e stabilizim asocimit e merr dha ia fal mikut të tij. Çfarë intelektualizmi ka këtu për ta mbajtur dosjen 6 muaj dhe të mos thotë asnjë fjalë’, u shpreh Bozdo.

Bozdo: Kanë përlarë çdo pronë publike me ligj dhe ‘maliq’. Kryeministri teksa prezantonte projektin e ri të Portit të Durrësit nuk i tha shqiptarëve një të vërtetë që ky port do të kushtojë të paktën 1.5 miliardë euro të tjera dhe të gjithë këtë para të jashtëzakonshme për një vend me një buxhet si Shqipëria do ta pagujmë ne të tërin, nuk e paguan Alabari nga  fitimet e tij, Alabari ka marrë llokmën e tij dhe Edi Rama do të marri pjesën nga llokma e Alabarit.

Nuk e paguan askush por e pagujmë të gjithë ne në një borxh që ka për t’i kaluar dekadat dhe brezat e shqiptarëve sepse ai pronën më të mirë publike ia fali Alabarit edhe pse të ardhurat nga kjo pronë mund të përdoreshin për të ndërtuar Portin e ri të Durrësit.

PD nuk ka qënë kurrë kundër projekteve të mëdha infrastrukturore strategjike, përkundrazi në qeverisjen e saj 2005-2013 ajo modernizoi vendin. Rrugët janë ende të atyre viteve.

Rama nuk ka ndërtuar asnjë rrugë të vetme dhe ato që i ka ndërtuar i ka ndërtuar me borxhin e privatëve.

Ne kemi bërë denoncimin në SPAK po siç e dini, kur vjen puna që Altin Dumani të hetojë Edi Ramën trembet, tretet si kripa në ujë. I duket si krim i madh intelektual se siç tha është shumë i për t’u hetuar. Po çfarë intelektualizmi të madh ka këtu kur pronën më të madhe shqiptare, pa garë siç dikton ligji shqiptar, pa konkurencë siç thotë marrëveshja e stabilizim asocimit e merr dha ia fal mikut të tij. Çfarë intelektualizmi ka këtu për ta mbajtur dosjen 6 muaj dhe të mos thotë asnjë fjalë.

Është edhe dosja e Eco Parkut që implikon drejtëpërdrejtë familjen e kryeministrit. Ne nuk heqim dorë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco