VIDEO/ Hoxhaj: Ahmetaj tha ato që PD ka denoncuar, SPAK të meret me 50 milion eurot që mungojnë

20:02, 31/07/2024

Gazetari dhe autori i emisionit investigativ ‘PLUG’, Julian Hoxhaj  i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, u shpreh se Zoti Ahmetaj në dëshminë e tij tha pikërisht tha ato që PD ka denoncuar.

Hoxhaj u shpreh se ka një dëm të madh rreth 50 milion euro te vjedhura në procesin e ndërtimit të tunelit të llogarasë dhe SPAK nuk po merret me këtë.

'Tyneli i Llogarasë duke qënë se ka qënë një nga projektet madhore të qeverisë u tenderua 2 herë, dy herë në pak muaj, në muajin Maj dhenë muajn Korik të 2021.

Në tenderin e parë u shpall procedura dhe kompania fituese e cila ofroi shërbimin për ta bërë këtë tynel me një kosto rreth 140 milionë euro, ishte një bashkim kompanisë shqiptare, më pas çuditërisht u anulua tenderi për disa arsye idjote, që kompanitë kishin disa përqindje fitimesh të pakonkludura. Dhe 2 muaj më pas u ritenderua tyneli i Llogaras dhe marrin pjesë 6 kompani ku në garë ishin edhe 2 kompani turke të cilat fituan më pas garën për ta ndërtuar këtë tynel.

Mirëpo ku shkuan 50 milione euro të shqiptarëve? Pse duhet të rritej kostoja e tynelit të Llogarasë në shuma të tilla, çfarë përfitoi përvec aspektit financiar, åfarë mori në këmbim sepse ne e dimë që sa herë Edi Rama ka shkuar në turqi dhe ka bërë marrëveshje të tilla , ka marrë edhe benefite pilitike nga shteti turk.

Mirëpo dëmi, 50 milionë euro, a ka mundësi të merrët SPAK me këtë.

Zoti Ahmetaj na ka treguar se kush është pronari faktik i inceneratorit të tiranës herën e kaluar, dhe tashme edhe pronarti i dyte faktik pra Edi Rama.

Zoti Ahmetaj tha ato që ne kemi denoncuar.'- u shpreh Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco